Futboll Sport

E RRALLË/ Atletja që bën pjesë në ekipin olimpik të refugjatëve ka SHPËTUAR 18 njerëz nga…

Quhet  Yusra Mardini dhe merr pjesë me ekipin olimpik të refugjatëve në Lojërat Olimpike, Tokio 2020.

Mardini u njoh me pishinën në moshën katër vjeçare.

Ishte babai i saj që punonte në Siri si trajner noti, i cili rrënjosi dashurinë për ujin vajzës së tij.

Një jetë që mori një kthesë të papritur kur shpërtheu lufta në 2011, kur bombardimet në Siri u bënë normalja e re.

Një ditë një bombë shkatërroi shtëpinë e saj, një ditë tjetër një predhë shpërtheu në çatinë e pishinës ku ajo po stërvitej.

Në gusht të 2015 Mardini u largua nga Siria, duke lënë pas shpresat dhe karrierën e saj të re si një yll noti sirian.

Ajo ishte 17 vjeç dhe kishte përfaqësuar vendin e saj në ë Kampionatin Botëror të Pishinave të Shkurtra në 2012.

Së bashku me motrës e saj të madhe Sara, ajo nisi një udhëtim drejt një destinacioni të pasigurt.

Vajza e re u largua nga Siria së bashku me 18 persona në një varkë me një kapacitet për 6, motori i së cilës u ndal në mes të Egjeut dhe filloi të fundosej.

Ajo dhe motra e saj u futën në ujë dhe e shtynë varkën për tre orë derisa mbërriten në tokë, dukë shpëtuar 18 personat që ishin në varkë.

Ndërsa sot Mardinin është përfaqësuese standarte e Delegoacionit të Refugjatëve.

Related posts

NGRE NË QIELL MESFUSHORIN ALCANTARA/ Wijnaldum fjalë magjike për spanjollin: Më ka impresionuar me gjithçka

Delo.autor

U TREGUA PELIVAN/ Mirabelli: Kinezët FUNDOSËN MILAIN, i vetmi që përfitoi ishte…

Isa.Autor

KËRKON TË LËRË GJURMË NË AUSTRI/ Bekim Balaj kërcënon rivalët: Ishte thjesht ndeshja e parë, ka shumë…

Delo.autor

Leave a Comment