Futboll Sport

“E URREJ MANCININ”/ Bridge i hakërrehet teknikut të “axurrëve”: E gjithë familja ime bëri tifo kundër Italisë

Suksesi historik i Italisë në “Wembley” duket vërtet i vështirë për tu tretur në tokën angleze veçanërisht nga ish-futbollisti anglez Uejn Brixh.

Ish-mbrojtësi i majtë ka një marrëdhënie jo të mirë me teknikut e “axurrëve” Roberto Mançinin, të cilin e ka pasur trajner tek Mançester Siti në vitin 2009.

Në një intervistë në mediat angleze, Brixh iu hakërrye Mançinit duke thënë se e urren dhe se bëri tifo kundër tij në Europian.

“Me të vërtetë më lëndoi suksesi i Italisë sepse e urrej Mançinin, të gjithë e dinë që unë nuk e dua atë. Nuk do të thoja se është trajneri më I keq që kam pasur, por taktikisht nuk ishte I shkëlqyeshëm. Ajo që bëri me Italinë ishte diçka e mirë, gjë që më dhemb ta them.

Familja ime brohoriti për Anglinë, por ata e brohoritën kundër Mançinit, kështu që triumfi I tij na lëndoi edhe më shumë. Unë nuk e duroja dot si trajner. Ajo që bëri tek Mançester Siti ishte e gjitha falë lojtarëve dhe ekipit që ai kishte, fitoi ekipi, jo trajneri.  Unë u përlesha me të. Isha atje për disa muaj dhe kaluam mirë, por nuk më pëlqeu stërvitja. Një ditë Belami i bëri një pyetje të tipit, “Çfarë ndodh në fushë”, dhe ai iu përgjigj, “Hesht! Hesht!”, e mbylli fjalën e tij 40-vjeçari.

Related posts

Franca i kënaqet pikëve por ende larg pritshmërive, Australia pa “busull” (VIDEO)

Sadik.Autor

Lopetegui, zgjedhja e fundit/ Ja trajnerët që kontaktoi Perez, pas ikjes së Zidane

Isa.Autor

Pas ndarjes nga bashkëshortja, futbollisti shqiptar martohet për herë të dytë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment