Futboll Sport

ELIMINIMI I SPANJËS NGA “EURO 2020″/ Kapiteni Busquets: I dominuam italianët edhe pse flitej ndryshe, por…

Spanja i thotë lamtumirë Kampionatit Evropian, Italia shkon në finale dhe tani po pret fituesin e gjysmëfinales tjetër Angli-Danimarkë.

La Roja largohet nga gara në fund të një ndeshjeje në të cilën ata e vendosën ekipin Azzurrin të Roberto Mancinit shumë në vështirësi, një ndeshje në të cilën ata ndoshta do të kishin merituar diçka më shumë po të mos ishin kufijtë e njohur tani në fazën e finalizimit…

Në dritën e kësaj, në mesin e djemve të Luis Enrique ka një hidhërim të madh për rezultatin që, me penallti, ka shpërblyer ekipin kombëtar italian duke detyruar spanjollët të kthehen në shtëpi më herët.

Ndër këta më i penduari në fund të ndeshjes ishte kapiteni Sergio Busquets i cili nuk gjen paqe për humbjen që ka luajtur më mirë se kundërshtarët:

“Sa keq, ekipi ishte shumë i mirë dhe ne ishim superiorë në pothuajse çdo moment. Të gjithë e dhanë Italinë si favorite, por ne provuam të ishim superiorë ndaj tyre.

Kjo nuk është e drejtë, por ne duhet të përgëzojmë fituesit – tha mesfushori spanjoll pas gjysmëfinales së humbur në penallti kundër ekipit axurr.

“Ekipi po kthehet – shtoi kapiteni i La Roja -. Kjo nuk është koha të mendoj për veten time, por të jem i trishtuar dhe krenar në të njëjtën kohë. Nuk ka rëndësi nëse do të jem sërish me ata apo jo, tani ne duhet të shikojmë të ardhmen me optimizëm.

Ka një vit e gjysmë për të ecur përpara dhe për t’u përgatitur për Kupën e Botës, por kjo është mënyra për të shkuar.

Ekziston një ekip i shkëlqyeshëm, me shumë të rinj që po fitojnë shumë besim”, tha Busquets para se të nisej drejt daljes së Ëembley pa shuar dyshimet për të ardhmen e tij mbi Barcelona-n.

Related posts

“MIRËPRES ABAZAJN”/ Trajneri Shehi: Skuadra 97% e kompletuar, kush nuk do ta donte Kristalin?

Delo.autor

PAS LARGIMIT TË TALENTIT TEK SERIE A/ Ajaxi blen 15 milion euro zëvendësuesin e De Ligt…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Kastrioti, Mbyllet pjesa e parë. Sukaj vendos në Vlorë

Delo.autor

Leave a Comment