Futboll Sport

ANGLI-DANIMARKË/ Mbrojtësi Maguire: Kjo ndeshje do të jetë totalisht e ndryshme dhe…

Harry Maguire është gati për një tjetër betejë. Këtë e ka konfirmuar vetë mbrojtësi në një deklaratë për mediat.

“Nëse e analizoj turneun, mund të them se kam pasur edhe momente të vështira, por jam krenar për mënyrën se si e kapërceva situatën.

Kjo ndeshje kundër Danimarkës do të jetë totalisht e ndryshme dhe nuk kemi nevojë të kërkojmë motivime shtesë. Ne luajmë në finalen e një Kampionati Europian dhe kësaj radhe do të shfrytëzojmë si leksion humbja e gjysmëfinales në Kupën e Botës së tri viteve më parë e cila na pati dëmtuar shumë.

Ndaj, mendoj se duhet të sigurohemi që në fushë ndaj Danimarkës të kemi ndjesi pozitive për të mos përjetuar ato që patëm ndaj Kroacisë në Botërorin rus”.

Related posts

ZYRTARIZOHET JAVËN E ARDHSHME/ Kjo FOTO zbulon trajnerin e ri të Inter

Delo.autor

Përshëndetja e fundit për Astorin, sot kryhen homazhet. Firence në zi

Q.Autor

Deschamps: Messi është Messi, por ne do t’i vështirësojmë jetën…

Isa.Autor

Leave a Comment