Futboll La Liga Sport

PLAS TEK REALI/ Publikohen përgjime që nga viti 2006, Perez: Casillas dhe Raul janë mashtrimet më të mëdha të klubit

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është në një udhëkryq të vërtetë pas publikimit të disa bisedave kompromentuese në vitin 2006.

Sipas përgjimeve të publikuara nga ‘’El confidencial’’, Perez sulmon ashpër dy ikonat e Real Madridit, Raul Gonzales dhe Iker Kasijas. Numri një i madrilenëve i cilëson të dy lojtarët si ‘’mashtrimet’’ më të mëdha në historinë e klubit dhe për Kasijasin shprehet se nuk është portier për Realin.

‘’Casillas nuk është portier për Real Madrid, çfarë t’ju them. Nuk është. Nuk ka qenë kurrë. Është dështimi më i madh që kemi pasur. Ajo që ndodh është se tifozët dhe jo vetëm ,e adhurojnë atë.

E mbrojnë kaq shumë. Ky është një nga mashtrimet më të mëdha dhe Raul. Ata janë dy mashtrimet më të mëdha të Real Madrid. Raul i pari dhe Iker Casillas i dyti. Raul mendon se Real Madrid është pronë e tij”, shprehet Perez në audiopërgjime.

Këto biseda datojnë që nga viti 2006 në vitin kur Florentino Perez dha dorëheqjen si president i Real Madridit. Por, vetë Perez ka reaguar menjëherë duke u shprehur se ky është një sulm që vjen si pasojë e krijimi të Superligës.

Related posts

MBRËMJE BARDHË E ZI/ Ronaldo dhe Juventus, gati për të zbarkuar në NBA

Isa.Autor

FLITEJ PËR LARGIMIN NGA BESIKTAS/ Karius hedh poshtë të gjitha aludimet

Isa.Autor

10 grupimet ultras më të rrezikshëm në botën e futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment