Futboll Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË TË ZGJEDHËSH…”/ Stoichkov përjashton Jorginho-n nga gara për “Topin e Artë”, por jo surprizën

“Është shumë e vështirë të zgjedhësh fituesin e Topit të Artë këtë vit. Por më i miri ka qenë Mancini”.

Ky është mendimi i Hristo Stoichkov, ish-yll i futbollit bullgar, i intervistuar nga Gazzetta dello Sport.

“Kush mund ta fitojë këtë vit? Jorginho ka bërë një sezon super, por nuk e di nëse mund t’ia dalë për Topin e Artë. Messi është aty dhe nuk mund të injorohet. Ka bërë një sezon të madh me Barçën, ka fituar Copa del Rey dhe Copa America me Argjentinën”, ka thënë Stoichkov.

“Një tjetër është Lewandowski: vitin e kaluar ka parë të anulohet çmimi në mënyrë të padrejtë, France Football duhet të vlerësonte atë. Më pas është Donnarumma, portieri më i mirë i Europianit”.

“A mund ta fitojë një portier? Ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm, jo vetëm për penalltitë e pritura kundër Spanjës dhe Anglisë. Pas shumë vitesh me Buffon, keni gjetur një tjetër Gigi të madh që do t’ju bëjë të ndiheni të qetë për një kohë të gjatë”.

Related posts

MBROJTJE SOLIDE DHE 6 FITORE RADHAZI/ Ky INTER duhet të besoj tek TITULLI

Isa.Autor

45 vjeç luan në Kupën e Botës dhe pret penallti! (VIDEO)

Sadik.Autor

PUBLIKOHET LETRA E PSG-SË DREJTUAR MBAPPE: Shitje ose zgjatje kontrate deri në vitin 2025

F.autor

Leave a Comment