Futboll La Liga Sport

SUPERSFIDA/ Sergi Roberto zbulon strategjinë e Barcelonës dhe sekretin e Icardit

Në vigjilje të përballjes në “San Siro”, në takimin e dytë ndaj zikaltërve të Inter, i vlefshëm për fazën e Grupeve të Champions League, anësori i katalanasve, Sergi Roberto, ka folur për atë që pritet të jetë strategjia e Barcelonës për ndeshjen e të martës. Në fjalën e tij, futbollisti blaugrana ka zbuluar edhe në sekret lidhur me bashkëjetesën e tij prej një viti me bomberin dhe kapitenin e Inter, Mauro Icardi.

“Nëse fitojmë ndaj Inter, atëherë jemi të parët në grup. Duam të fitojmë, njëlloj siç bëmë edhe në ‘Wembley’. Pa Messi shumë prej nesh kanë bërë një hap përpara, ndonëse në fillim ishim të trembur. Inter? Në ‘Camp Nou’ e dinim që do synonin të administronin topin, ndaj dhe i kërcënuam sipër, të njëjtën gjë do të bëjmë edhe nesër, në një ndeshje të vështirë kundër një kundërshtari të fortë. Do të tentojmë të prishim lojën e tyre.

Nuk e dimë nëse Messi do të mund të luajë nesër, por jemi të lumtur që ndodhet këtu me ne për të na ndjekur. Icardi? Kemi jetuar bashkë momente shumë të bukura, kemi bashkëjetuar për një vit dhe ai mbante në dhomë një iguana në kafaz. Fatmirësisht nuk e la kurrë të lirë. Kam kujtime shumë të bukura nga bashkëjetesa me atë”, u shpreh futbollisti i Barcelonës, Sergi Roberto.

Related posts

Cana: Vokrri ka qenë zëri i një kombi, humbje e madhe për të gjithë ne!

Sadik.Autor

SHKËLQEU ME ATALANTËN/ I pakalueshëm në mbrojtje, ja vlerësimi për Berat Gjimshitin…

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Meksi nëshkon Teutën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment