Futboll Sport

“EURO 2020″/ Danimarka mposht Çekinë falë dyshes Delaney-Dolberg dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Danimarka është “hirushja” e këtij Europiani. Kombëtarja skandinave ka likuiduar edhe Çekinë me rezultatin 2-1 në sfidën e zhvilluar në Baku, duke siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Euro 2020.

Danezët e nisën ndeshjen në mënyrë fantastike, duke shënuar në minutën e 5-të me Delanej, goli numër 24 me kokë, që vendosi një rekord të ri në historinë e kampionateve europiane. Në minutën e 42-të ishte Dolberg, që dyfishoi shifrat duke dërguar kombëtaren skandinave në dhomat e zhveshjes me avantazhin e dy golave.

Çekët provuan të rihapnin sfidën në fragmentin e dytë të lojës, duke e nisur vrullshë, teksa Shik realizoi në minutën e 49-t, por vetëm kaq, pasi në fund ishin danezët ata që festuan. Vlen të theksohet fakti se të dyja skuadrat shfaqën shenja lodhjeje në pjesën e dytë, për shkak të temperaturave të larta në Baku.

Related posts

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Pogba largohet nga Manchester United në merkaton e janarit

Delo.autor

JAVA E SHTATË NË SUPERIORE/ “Bardheblutë” vazhdojnë arratinë në krye, Partizani në krizë. Ja si ndryshon renditja…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Ajax. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment