Futboll Sport

“EURO 2020″/ Nuk është portieri Shmajkëll, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes Angli-Danimarkë

Anglia arriti të triumfonte me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Uembli”, duke siguruar për herë të parë në histori, një biletë për në finalen e Kampionatit Europian. Goli i Herri Kejn në minutën e 104-të i dhuroi fitoren “3 Luanëve”, teksa koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Fillimisht gjuajtja nga pika e bardhë e penalltisë, u ndal nga portieri Shmajkëll, teksa kapiteni i Anglisë, ndoqni mjaft mirë aksionin dhe me tentativën e dytë e dërgoi topin në rrjetë.

Edhe pse portieri i Danimarkës Shmajkëll, i magjepsi të gjithë me pritjet spektakolare, në fund UEFA vendosi t’i dorëzonte trofeun e lojtarit të ndeshjes, sulmuesit Herri Kejn.

Related posts

KANË NDRYSHUAR GJYSMËN E EKIPIT/ Ja si pritet të rreshtohet Tirana në sezonin e ri (FOTO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Benfica-Barcelona. Rezultati 3-0

Delo.autor

Mbrojtësi anglez refuzon ofertat, qëndron te Manchester United

Isa.Autor

Leave a Comment