Futboll Sport

EURO 2020/ Rrugëtimi i Italisë në finale, nga “xixat” me Turqinë te provat me Austrinë dhe Spanjën

Itali-Turqi ishte ndeshja hapëse e Europianit dhe si e tillë nuk zhgënjeu. ‘Axurrët’ treguan supermacinë e tyre duke fituar 3-0 dhe duke dhënë një mesazh të qartë se këtë kampionati Europian do të ishin tepër dinjitoz. Imazhin e një Italie pretendente e krijoi më shumti ndeshja e dytë në grupin A ku ‘axurrët’ fituan po 3-0 kundër Zvicrës, që konsiderohej një kockë e fortë e këtij Europiani. Golat në këtë përballlje u realizuan nga Locatelli ‘dopietë’ dhe Immobile.

Me në xhep kualifikimin, në sfidën e tretë të grupeve, Italia e rekordeve hyri me fomacionin e dytë në fushë kundër Uellsit. Pavarësisht këtyre detajeve të besuarit e Mancinit fituan 1-0 me gol të Pessina-s. Në këtë mënyrë Italia u bë skuadra e parë që kualifikohet me pikë të plota nga grupet në këtë Europian.

I vetmi moment ku Italia nuk tregoi veten në këtë Europian ishte në 1/8 kundër Austrisë. Këta të fundit rezultuan më të fortë se ç’priteshin, duke e dërguar ndeshjen në shtesë pasi 90 minutat u mbyllën 0-0. Në shtesë Italia ia doli të kualifikohej me rezultatin 2-1.

Prova e së vërtetës për Italinë ishte në çerekfinale kundër Belgjikës të konsideruar si pretendentja numër 2 për ta fituar Europianin. Gjithsesi ‘axurrët’ me pak vështirësi ia arritën të fitonin 2-1 dhe të tregonin një futboll kompakt.

Në gjysmëfinale Italia u vendos përballë Spanjës teknike dhe të shpejtë dhe pavarësisht rrethanave prenë biletën e finales me penallti. 90 minutat në Londër u mbyllën me shifrat 1-1.

Related posts

MILAN-JUVE/ Nga HIGUAIN te RONALDO: Rikthehet BINDSHËM klasikja e futbollit italian

Isa.Autor

“MBËSHTESIM KËRKESAT E KLUBEVE”/ FIFA dhe UEFA reagojnë për bojkotin: Qeveria dhe FSHF-ja të gjejnë zgjidhje

Delo.autor

MENDON TË PËRFORCOJË EKIPIN/ Gatusso piketon dy lojtarë për mbrojtjen e Napolit, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment