Futboll La Liga Sport

SHUMË PRANË LAGIMIT NGA BARCELONA/ Griezmann e kërkon me ngulm skuadra e madhe e Premier League

E ardhmja e Antuan Grizmanit te Barcelona duket gjithmonë e më e vështirë. Pas polemikave ku u përfshi me japonezët duket se edhe klubi nuk e ka pëlqyer aspak sjelljen e tij.

Francezi ka qenë gjithmonë në qendër të kritikave dhe kurrë nuk ka bindur në fushën e lojës. Për këtë arsye, sakrifica e tij është e rëndësishme edhe për të mbajtur Lionel Mesin.

“Grizi” kërkohet me ngulm nga Mançester Siti dhe Pep Guardiola e sheh si futbollistin ideal për të zëvendësuar Serxho Agueron.

Sulmuesi francez gjithashtu është i hapur për të ndryshuar, sepse në Katalonjë kritikat rreth tij janë gjithmonë të shumta dhe nuk e lënë të tregojë vlerat.

Related posts

Guardiola “peshkon” yllin e Real Madridit, gjysmëfinalistin e Botërorit

Isa.Autor

BOTËRORI 2026/ Ronaldo shkruan historinë me një rekord absolut, parakalon edhe Eusébion

F.autor

ARRESTIMI I YLLIT SOLOMON/ Njihuni me të dashurën shqiptare që u dhunua nga ish-sulmuesi i Partizanit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment