Futboll Sport

E BUJSHME/ Zanetti zgjedh mes Neymar dhe CR7, Mbappe dhe Haaland, si dhe Maradonës e Messit…

Kam arritur tek Interi shumë i ri, më 1995, e kam zhvilluar gjithë karrierën time atje”. Kështu e fillon intervistën Javier Zanetti, zv.president i Interit, për “Contacto Deportivo”: “Ka pasur shumë momente pozitive që unë kam i përjetuar. Nëse më pyet një në veçanti, ju them finalen e Ligës së Kampionëve. Aty kurorëzova një ëndërr, Interi është i vetmi klub italian që ka fituar “tripletën”. Kam qenë kapiteni i asaj skuadre, pata privilegjin për ta sjellë Champions-in përsëri në Milano. Ishte një gjë e rëndësishme për historinë e klubit dhe mbi të gjitha për lumturinë e tifozëve tanë”.

Kapiteni historik zikaltër ishte gjithashtu një simbol i ekipit kombëtar argjentinas: “Kujtesa më e mirë lidhet me debutimin kundër Kilit, më 1994. Aty realizova një ëndërr. Kur isha fëmijë ëndërroja të luaja të paktën një ndeshje me kombëtaren, në fakt ia dola për shumë më tepër. Gjëja më e mirë është të përfaqësosh vendin tënd në botë”. Zanetti pastaj vihet disi në siklet, sepse duhet të zgjedhë lojtarin e preferuar midis dy të propozuarve nga intervistuesi për të ndërtuar Interin perfekt:

Neymar apo Cristiano Ronaldo?
Unë do të merrja Neymar, më pëlqen futbolli që ai luan. Është argëtues, ky është thelbi i futbollit. Padyshim që po flasim për dy lojtarë të shkëlqyeshëm, por nëse duhet të vendos, do të merrja brazilianin.

Mbappé apo Haaland?
Mbappé, sepse më pëlqen shpejtësia e tij, është thelbësore.

Messi apo Maradona?
Pyetje e vështirë. Diego përfaqësoi fëmijërinë time, kur unë u dashurova me futbollin. Pastaj ishte koha për Messin, nëse shihni numrat e tij, janë mbresëlënës. Është e komplikuar të zgjedhësh, por i dua fort të dy. Unë mund të luaj me dy dhjeta, më lejoni…

Një gjë që ka munguar në karrierën tuaj si futbollist?
Një titull me Argjentinën. Kam fituar një medalje olimpike, por jo “Copa America”. Unë kam qenë nënkampion i Amerikës së Jugut, duke humbur një finale me Brazilin. Në Kupën e Botës arrita çerekfinalet në rastin më të mirë.

Related posts

“ÇMENDURI”/ Messi humb toruan, gjuan gjyqtarin. Vetëm karton i verdhë (VIDEO)

Delo.autor

Kupa e Botës Rusi 2018/ Tifozi pikturon…

Sadik.Autor

TRAJNERI REJA E DO TEK “KUQEZINJTË”/ Futbollisti që po shkëlqen në Itali bën kërkesë në FIFA për ndërrim të Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment