Futboll Kategoria Superiore Sport

FAZA PËRGATITORE/ Skënderbeu zbret sot në fushë, Memelli me sytë nga prurjet e reja

Skënderbeu do të luajë sot në orën 17:30 në stadiumin e Korçës testin e dytë radhazi në këtë fazë përgatitore, pikërisht ndaj skuadrës së Superligës kosovare, Gjilani.

Të shtunën e kaluar bardhekuqtë e trajnerit Migen Memelli luajtën kundër Maliqit, ku fituan 2-1 me përmbysje pas golave të lojtarëve që janë prodhim i akademisë, Peçani dhe Qeleshi. Ndeshja e sotme ndaj Gjilanit pritet të tregojë një tjetër Skënderbe, edhe për faktin se kundërshtari është shumë herë më i fortë se Maliqi. Në Korçë janë kuriozë të shikojnë nga minuta e parë afrimet më të fundit, pikërisht mbrojtësin e djathtë, Zhozef Asante, si dhe qendërsulmuesin Ngisah Bismark.

Veçanërisht për sulmuesin e ardhur nga Kievo ka pritshmëri të mëdha, në një kohë që në garë për të ka qenë edhe Vllaznia. Në testin e parë ndaj Maliqit, Memelli aktivizoi nga afrimet portierin Ruçi, mesfushorët Rosa dhe Vrapi, mbrojtësin Muçollari dhe sulmuesin Nikaj. Tashmë radha është e Bismarkut dhe Asantes, por Memelli nuk kërkon të nxitohet, pasi lojtarët kanë pak ditë që janë bashkuar me grupin dhe gjendja e tyre fizike nuk është ende më e mira.

Ndërkohë, mungesat e titullarëve si Meksi, Mensah apo Randi, kanë mërzitur jo pak trajnerin, që nuk e ka grupin e plotë. Nga ana klubit ka garanci se portieri Rexhepi dhe mbrojtësi Sadriu, që gjithashtu mungojnë, do të vazhdojnë të jenë pjesë e Skënderbeut, edhe pse momentalisht po stërviten të dy te Shkëndija e Tetovës. Me rikthimin e të gjithë lojtarëve që ende nuk i janë bashkuar grupit, për presidentin Takaj skuadra cilësohet si e kompletuar.

Related posts

Vllaznia në ankand/ Klubi shkodran nuk mund të shitet më pak se 507 milionë lekë të vjetra

Sadik.Autor

BAYERN MUNICH-BARCELONA/ Allianz Arena, stadium që sjell mallkim për “Katalanasit”

Delo.autor

Mediat britanike: Luka Modriç duhet të fitojë “Topin e Artë”

Isa.Autor

Leave a Comment