Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ MESSIN e sfidon një kundërshtar I PAZAKONTË, i bëhet ters

Askush nuk e vë në diskutim se Lionel Messi do të shënojë në çdo moment. Por edhe media botërore dhe fansat e kanë lartësuar si një “alien”, 31-vjeçari ka momente ku del nga aureola e tij prej “perëndie”. Ndeshjet e fundit në kampionat, ai dhe Barcelona nuk po gjejnë dot fitoren. Për më tepër, që Messi ka përballë një kundërshtar që nuk i është që nga muaji gusht: shtylla.

Në 9 ndeshjet e fundit që Barcelona, kapitenit të skuadrës katalanase i është mohuar goli plot 7 herë dhe në 7 raste ka qenë vetëm “fati” (shtylla). Kjo u përsërit dhe në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbaos, ku Messi bëri gjithçka për t’i dhënë fitoren Barçës, por sërish shtylla i zuri rrugën golit të tij. Por sidoqoftë, është një problem që ai do ta tejkalojë, pasi një sulmues i kalibrit të tij nuk e ka asnjëherë problem të shënojë.

 

Related posts

Lazio-s i vidhen 2 milionë euro, por…

Sadik.Autor

ËSHTË YLLI I RI NË CHAMPIONSHIP/ Ipswich synon të “rrëmbejë” Anis Mehmetin

F.autor

“ËSHTË GATI TË BËJË DIFERENCËN”/ Trajneri Martinez: Ja çfarë do të shihni nga Hazard në javët e ardhshme

Delo.autor

Leave a Comment