Futboll Seria A Sport

FEDERATA ITALIANE MERR VENDIMIN/ Serie A është gati të hapë stadiumet në 100%, ja plani…

Gjatë përpilimit të kalendarit 2021-2022 të Serisë A, krerët e futbollit italian kanë pasur kohë mjaftueshëm për të biseduar mes tyre edhe mundësinë e rihapjes së plotë të stadiumeve për kampionatin e ardhshëm, duke parë edhe gjithçka ndodhi në “Euro 2020”. Ideja në fjalë është biseduar mes presidentit të Ligës së Serisë A, Paolo dal Pino, dhe numrit një të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.

Deri tani, mes qeverisë italiane të futbollit dhe shtetit është rënë dakord se rihapja e impianteve nga fundi i gushtit do të jetë 50 për qind, por nëse uria vjen duke ngrënë, atëherë klubet i kanë kërkuar edhe ligës dhe federatës që ta ndihmojnë në bisedimet me Ministrinë e Sporteve që ta dërgojnë numrin në 100 për qind të kapacitetit, por me kushte strikte dhe të formalizuara.

“Duam rihapjen e stadiumeve në 100 për qind, pasi ndryshe çfarë rëndësie do të kishte pasur kryerja e vaksinave. Nëse çdo qytetar i Bashkimit Europian aktualisht lëviz lirshëm nëpër botë me ‘pasaportën e gjelbër’ (konfirmimi i kryerjes së vaksinës), atëherë përse atë copë letër të mos e vëmë në zbatim edhe për të mirën e spektaklit, por edhe për ringritjen e klubeve sportive, që po vuajnë një krizë të fortë ekonomike”, deklaroi dje kreu i Ligës së Serisë A, Paolo dal Pino.

Në të njëjtën linjë edhe presidenti i FIGC-së: “Ne kemi nisur prej disa ditësh që të ngremë bisedimet me nënsekretaren e sportit, Vecali.

Ajo na ka premtuar që do të marrë në dorë çështjen, duke biseduar me Këshillin Teknik të Shëndetësisë, që mund të përpilojë një protokoll të sigurt, në mënyrë që edhe ‘pasaporta e gjelbër’ e personave të vaksinuar të mos jetë thjesht një copë letër pa rëndësi”. Shkurt, pasi pushtoi kontinentin në “Euro 2020”, Italia është gati që tani të provojë të fitojë edhe betejën me frikën për rihapjen e plotë të stadiumeve, e cila do të ndihmonte shumë arkat e klubeve të Serisë A.

Related posts

“MESSI 33″/ Ja pse SUPERKUPA është HISTORIKE dhe SIMBOLIKE për argjentinasin

Isa.Autor

Barcelona drejt rekordit historik në La Liga, katalanasit frymëzohen nga Messi

Sadik.Autor

Çështja MARCHISIO kthehet në “telenovelë”/ SUPER klubi i Seria A kërkon ITALIANIN

Isa.Autor

Leave a Comment