Futboll Kategoria Superiore Sport

NGA BAKAJ TEK HASANI/ Ja lista e lojtarëve të pranishëm në stërvitjen e parë të Dinamos…

Dinamo ka nisur dje për gatitjet zyrtarisht për sezonin e ri, teksa në orën 18:00 në kompleksin “Football Republic”, trajneri Bledi Shkëmbi e ka filluar me një fjalim para skuadrës.

Ky ka qenë edhe prezantimi i parë për kreun e pankinës me futbollistët. Në fushë ishin 21 lojtarë, ku nga skuadra e sezonit të kaluar kanë mbetur për momentin vetëm portieri Edvan Bakaj, mbrojtësi Endri Reçi dhe mesfushorët Xhoel Plaku dhe Kevi Berberi. Ndryshimet e mëdha te blutë në presidencën e Ardjan Bardhit kanë nisur që nga autobusi i ri.

Blutë kanë mbërritur në kompleks me një mjet shumë modern, ndërsa fillimisht ishin grumbulluar në hotelin pak kilometra larg kompleksit, ku drekuan të gjithë së bashku. Kompletet e reja sportive, që nga fanellat për stërvitje, por jo vetëm, ranë në sy në këtë stërvitje të parë. Kompania gjermane e veshjeve sportive, “UHL Sport”, është sponsori i ri teknik i Dinamos. Skuadra e parë, U-21 dhe të gjitha ekipet e akademisë Dinamo do të vishen me linjën e veçantë të “UHL”.

Uniforma e parë, e dytë dhe ato të portierëve vijnë të personalizuara për ekipin blu, ashtu siç ka raportuar vetë klubi. Ndërkohë, në seancën e parë nga afrimet e verës mungonte vetëm mesfushori Lancinet Sidibe, por gjithashtu edhe Agim Ibraimi, i cili pritet të zyrtarizohet nga momenti në moment si goditja e madhe e klubit blu.

Risi ishte edhe prania e disa të rinjve, mes tyre e 18-vjeçarit nga Elbasani, Lorenco Hasani. Ky i fundit vjen nga ekipi privat, AF Bajrami dhe mund të konsiderohet si afrimi tjetër i bluve. Bëhet fjalë për një qendërsulmues të talentuar, që klubi blu kërkon ta afirmojë në Kategorinë Superiore që këtë sezon.

Related posts

Bekim Balaj rigjen golin te Akhmat Grozny

Q.Autor

“Na nënçmuat”, Herolind Shala shpjegon se kujt i drejtohej

Sadik.Autor

ALARM PARA DUELIT KUNDËR NAPOLIT/ Interi me 3 titullarë të dëmtuar

Delo.autor

Leave a Comment