Sport Të tjera

VOLEJBOLL/ Europiani U-17, Shqipëria e mbyll në vendin e fundit turneun e shtëpisë

Ka përfunduar shumë shpejt, ashtu sikurse edhe pritej, aventura e kombëtares U-17 në volejboll për djem në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe, turne që po zhvillohet në Tiranë. Shqipëria është vendi organizator i fazës finale, ku marrin pjesë 12 ekipet më të mira të kontinentit.

Kombëtarja kuqezi, e drejtuar nga trajnerin Erin Sejati, ndodhej në Grupin 1, bashkë me Rusinë, Slloveninë, Belgjikën, Letoninë e Turqinë. Përpos dëshirës, rezultatet ishin të dobta për djemtë e rinj shqiptarë, që i humbën të pesta ndeshjet me rezultatin 3-0, duke u renditur të fundit.

Ndeshjet e fazës së grupeve, të mbyllura mbëmjen e së enjtes, u luajtën në sallën e lojërave “Feti Borova” dhe atë të Farkës, tashmë një ambient i rinovuar. Të shtunën dhe të dielën do të luhet faza finale. Ndeshjet gjysmëfinale janë Rusi-Itali dhe Poloni-Slloveni. Federata Europiane ka vlerësuar me nota pozitive organizimin e eventit nga FSHV-ja.

Rezultatet e kombëtares kuqezi

Shqipëri – Slloveni, 0-3 (6-25, 11-25, 11-25)

Shqipëri – Belgjikë, 0-3 (7-25, 12-25, 4-25)

Shqipëri – Letoni, 0-3 (16-25, 14-25, 22-25)

Shqipëri – Turqi, 0-3 (12-25, 6-25, 9-25)

Shqipëri – Rusi, 0-3 (9-25, 11-25, 11-25)

Related posts

I MUNDI PARTIZANI/ PLAS TEK KUKËSI: Cungu e kritikon, Rexhinaldo reagon ashpër

Isa.Autor

Refuzoi t’i jepte dorën Benatias, flet modelja: Nuk pranova sepse… (VIDEO)

Sadik.Autor

JEP LAJMIN E BUJSHËM/ Menaxheri i mbrojtësit Hysaj: Me Napolin ka mbaruar gjithçka. Kam folur me klubin e madh…

Delo.autor

Leave a Comment