Futboll Seria A Sport

FURNIZON SULMIN ME GOLA/ Mesfushori Calhanoglu “xholi” i Inzaghit, gati të ndriçojë Inter-in

Në kohën dhe vendin e duhur. Aq më tepër në kushte optimale financiare për një klub që mundohet të shëndoshë bilancet. Hakan Çalhanoglu ishte më tepër se një shans për zikaltrit. Afrim me vlerë ai i turkut që do të duhet të bëjë që të mos ndihet mungesa e Eriksenit, ndërkohë që danezi kujdeset për çështje më të rëndësishme sesa ato sportive.

Tek Interi ka zgjedhur 20-ën, por pavarësisht numrit, Çalha është njeriu që duhet të ndezë llambën e cilësisë për ekipin e Simone Inzagit. Detyra e tij do të jetë ajo e lidhjes së sulmit me pjesën tjetër të skuadrës, ndërkohë që në repertor ka edhe pasimin e fundit.

E thënë ndryshe, 27-vjeçari ka cilësinë e duhur për të vendosur Lukakun, Lautaron, por edhe të tjerët, në kushte për të shënuar. Barra mbi supet e tij rritet sepse Interi ka humbur brenda merkatos Eriksesin dhe Hakimin, dy lojtarë që ishin asistuesit kryesorë të zikaltërve në sezonin e kaluar. Nëntë pasimet vendimtare të Çalhës në kampionatin e kaluar bëjnë që në skuadrën aktuale të ketë vetëm një shok që ka bërë më mirë dhe ai është fenomenali Lukaku.

Në prezantimin për klubin e ri ai e pranoi: “Preferoj të vendos shokët në kushte për të shënuar sesa të shënoj vetë”. Fjalë të ëmbla këto për shokët e sulmit, të cilët do të jenë gati të shfrytëzojnë gjenialitetin e djaloshit të lindur në Manhaim të Gjermanisë.

STATISTIKA SUPER – Te Lacio Inzagi i jepte shumë hapësirë lojtarit që luante pas sulmuesve (Luis Alberto). Çalhanoglu do të ketë të njëjtën liri, ndaj edhe trajneri pret shumë prej tij. Të mërkurën kundër Krotones mori përgjigjet e para pasi mesfushori shënoi një gol dhe dhuroi 3 asiste. “Për këtë punë e kemi marrë!”, tha Inzagi pas ndeshjes.

Por, 44-vjeçari mund të gëzohet edhe me të tjera statistika cilësore të numrit të tij 20. Sezonin e kaluar, 27-vjeçari ishte lojtari që goditi më shpesh drejt portave rivale: 98 herë, 3 më shumë se Bruno Fernandesh, -4 nga Depaj dhe -18 nga Luis Alberto.

Turku ndoshta bie pak në sy, por shifrat e tij janë të nivelit të lartë. Që nga sezoni i zbarkimit në Itali, 2017- ’18, vetëm 3 lojtarë kanë ndërtuar më shumë raste goli sesa ai: Luis Alberto (350), Papu Gomez (328) dhe De Paul (324).

E thënë ndryshe, Çalhanoglu është nga ata që dinë t’u ndryshojnë fytyrën ekipeve ku militojnë, aq më tepër që ndër specialitetet e tij janë edhe goditjet e dënimit. 14 gola me goditje standarde prej vitit 2014. Këtu shtojmë faktin që më mirë se kaq në të njëjtin hark kohor ka bërë vetëm njëfarë Leo Mesi. Jo keq apo jo?

Related posts

Faruk Sejdini: Shqipëria pa ide, lojtarët mosbesues ndaj Panuçit

Sadik.Autor

“MERR FUND “GARA” NË SERIE A”/ Capello beson: Nëse Juventus nënshkruan me De Ligt…

Delo.autor

“KE QENË SHUMË ME FAT, TOPI…”/ Zbulohen fjalën e Ronaldos në drejtim të portierit Courtois (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment