Sport Të tjera

OLIMPIADA/ Delegacioni i Tokios, KOKSH e mban të fshehur

Prej disa ditësh delegacioni olimpik i Shqipërisë ndodhet në Tokio për përfaqësimin në edicionin e 32-të të Lojërave Olimpike. Kuqezinjtë siç dihet marrin pjesë në Olimpiadë me 9 sportistë, 3 me normë kualifikuese dhe 6 me ftesa.

Ajo që bie në sy është fakti se Komiteti Olmpik Kombëtar Shqiptar ende nuk ka bërë transparencë për sa i përket listës së plotë të delegacionit zyrtar që përfaqëson vendin në eventin më madhor global të sportit.

Gazeta e ka kërkuar prej kohësh listën emërore të delegacionit të plotë edhe në rrugë zyrtare, por KOKSH vijon ta mbajë të fshehtë, ndërsa shqiptarët ende nuk e dinë se cilët janë të deleguarit tanë në kryeqytetin japonez.

Related posts

“BËMË BABA TË TË NGJAJ”/ Vajza e David Beckham në hapat e të atit, vetëm 7 vjeçe “bën tatuazhin e parë” (FOTO)

F.autor

ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Sadik.Autor

“ÇMENDURIA” E DORTMUND/ “Verdhezinjtë” gati të nënshkruajnë me portierin turk për 25 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment