Futboll La Liga Sport

GRIEZMANN DHE DEMBELE U TALLËN ME PUNONJËSIT E HOTELIT/ Barcelona merr masa të rënda: Do të ndëshkohen…

Futbollistët e Barcelonës, Antoni Grizman dhe Osman Dembele janë bërë protagonist ditët e fundit pasi po qarkullon një video ky të dy tallen me disa kinezë në një hotel.

Videoja daton që në vitin 2019, por është përhapur me shpejtësi të madhe duke shkaktuar dhe reagime të shumta. Për këtë rast ka menduar të reagoje dhe vet klubi i Barcelonës duke kërkuar falje publike dhe tani pritet që katalanasit të marrin masa të rënda ndëshkuese ndaj dy futbollistëve të saj.

Deklarata e Barcelonës

‘’Barcelona është thellësisht e trishtuar nga pakënaqësia e tifozëve, anëtarëve japonezë dhe aziatikë të Klubit tonë dhe për atë që shkaktoi videon që u shfaq disa ditë më parë në mediat sociale, në të cilën dy lojtarë nga ekipi i parë treguan mungesë respekti me qëndrimin e tyre, ndaj disa punonjësve të hotelit në të cilin po qëndronin.

Ky qëndrim në asnjë mënyrë nuk përkon me vlerat që Barcelona përfaqëson dhe mbron. Klubi është i përkushtuar për të përmirësuar edukimin e tij në çështjet e racës, diskriminimit dhe diversitetit. Në Barcelonë nuk ka vend për racizëm ose diskriminim

Lojtarët tashmë kanë treguar keqardhjen e tyre dhe u kanë kërkuar falje tifozëve dhe partnerëve japonezë, të cilat Klubi i vlerëson. Megjithatë, FC Barcelona rezervon e drejta për të marrë masa të tilla të brendshme siç e konsideron të përshtatshme”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Related posts

ISH-YLLI I ARSENALIT/ Paul Mariner “shpërthen”: Çfarë ka bërë Ozil për klubin? Absolutisht…

Delo.autor

“RROFTË HITLERI!”/ Barcelona përjashton grupin e ultrasve, ja dënimi që jep klubi

Delo.autor

TER SHTEGEN NUK DURON DOT/ Acarohet keq pas simulimit të Luis Suarezit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment