Futboll Kategoria Superiore Sport

HISTORI DHE 1.60 MILIONË EURO/ Teuta ka shansin e artë për të kapur fazën “play off” në Conference League

Ecuria e skuadrave shqiptare në Europë nuk është vetëm e vlefshme për aspektin sportiv, por mbi të gjitha, për atë financiar. Kampionët në fuqi të Teutës, pas 540 mijë eurove të arkëtuara nga UEFA si fitues të titullit dhe pjesëmarrës në turin e parë kualifikues të Champions-it, në turin e dytë të Konferencë Ligës luajnë për 100 + 350 mijë euro.

Pjesa e parë e pagesës është e sigurt, ndërsa në rast se kualifikohen për të luajtur me Shamrokun, nuk do ta përfitojnë pjesën prej 350 mijë eurosh. Në turin e tretë, skuadra durrsake luan për një tjetër shumë prej 100 mijë eurosh, plus 550 mijë euro. Edhe në këtë rast, pjesa e dytë e tarifës nuk merret në rast kualifikimi. Në fazën “play off”, shifra për t’u përfituar është 750 mijë euro.

Gjithsesi, Teuta me shumë mundësi do të kualifikohet në turin e tretë të “Conference League”. Kundërshtari për Teutën është i lehtë. Bëhet fjalë për Inter Eskaldes, skuadrën nga Andorra. Këtë ekipi dy javë më parë në Elbasan e mundi pa problem skuadra e Prishtinës dhe durrsakët do të kalojnë andorrasit.

Nëse Teuta kualifikohet në turin e tretë, jo vetëm që shton shumën e parave të fituara, por nga ana tjetër, durrsakët do të luajnë nëse kualifikohen me Shmarok Roversin. Edhe irlandezët janë më se të kalueshëm dhe veç parave të tjera që shtojnë në arkat e tyre, kanë mundësi të shkojnë në “play off”-in e “Conference League”. Kujtojmë që Teuta luan me Inter Klub Eskaldes të enjten, në orën 19:00, në Durrës, ndërsa në Andorrë më 27 korrik, në orën 17:45. Nëse Teuta kualifikohet në turin e tretë, ndaj Shamrokut luan ndeshjen e parë më 5 gusht, ndërsa ajo kthimit luhet më 12 gusht.

REZULTATET – Në fakt, edhe pse ka luajtur në Champions, Teuta nuk ka mundur të shënojë qoftë edhe një gol, sepse është mundur me rezultatin e përgjithshëm 5-0 si në Durrës dhe në Moldavi ndaj Sherif Tiraspolit.

Këtë herë skuadra duhet të tregojë forcë. Durrsakët në historinë e tyre kanë 12 paraqitje në Europë me tri kualifikime në turin e dytë dhe përballë janë ndalur nga ekipe si Parma apo Granada. Këtë vit është ndryshe, sepse kundërshtarët janë më të lehtë dhe Teuta shpreson të bëjë gjëra të mëdha, pse jo të kalojë në fazën e grupeve të “Conference League”.

Related posts

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË JAPONI/ Nora Gjakova humb në çerekfinale, mbetet në garë për medaljen e…

Delo.autor

RONALDO si i “çmendur”/ Shikoni si TALL KEQ gazetarin në transmetim direkt (VIDEO)

Isa.Autor

ZGJIDHEN HALLET E MURINHOS/ United kontakton Beppe Marottën

Isa.Autor

Leave a Comment