Futboll Sport

HISTORIKE/ Tenisti Djokovic fiton “Wimbledon” dhe barazon rekordin e Federer dhe Nadal

Tenisti serb Novak Djokovic është shpallur sot fitues i grand slam të Wimbledon, pas triumfit me përmbysje 3-1 në finale (6-7, 6-4, 6-4, 6-3) ndaj italianit Matteo Berrettini. Ky është triumfi Nr. 20 i Djokovic në një grand slam, duke barazuar rekordin e Rafael Nadal dhe Roger Federer. Kjo është hera e gjashtë që serbi triumfon në turneun londinez.

Një fitore e vështirë e serbit, që edhe pse ishte favorit, vuajti shumë ndaj italianit, që për herë të parë dilte në finalen e një turneu të madh. Ai dueloi fort në të katërta setet, por i mungoi përvoja në sfida të tilla. Edhe pse arriti të fitojë setin e parë, pas një përmbysje të madhe, nuk ishte në gjendje të ruante këtë ritëm deri në fund.

Në tri setet e tjera, Djokovic arrin të fitojë nga një “game” me shërbimet e kundërshtarit, e mjaftueshme kjo për të fituar ndeshjen pas 3 orësh e 30 minuta lojë. Një festë e madhe për serbin, që i ka fituar të gjithë turnetë grand slam të këtij viti dhe konfirmon momentin e mirë që po kalon.

Related posts

DUELI “BËRTHAMOR”/ 1272 gola në fushë! Ibrahimovic sfidon Ronaldon në duelin e fundit të madh

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Milani rikthehet pas 2745 ditësh, shikoni cila ka qenë përballja e fundit (VIDEO)

Delo.autor

JO VETËM XAVI/ Ja trajneri tjetër i njohur, që refuzoi Barcelonën

Delo.autor

Leave a Comment