Futboll Kategoria Superiore Sport

INTER ESCALDES-TEUTA/ Martini kërkon përmbysjen e madhe, hedh në fushë “artilerinë e rëndë” (FORMACIONET ZYRTARE)

Teuta do të luajë pasditen e sotme sfidën e kthimit kundër skuadrës nga Andorra, Inter D’Eskaldes.

Durrsakët pësuan një humbje shokuese 0-2 në sfidën e parë, duke e bërë dhe më të vështirë kualifikimin, por mbetet për tu parë paraqitja e sotme pasi ‘’djemtë e detit’’ nisen sërish si favoritë. Trajneri Edi Martini do të provojë gjithçka për kualifikimin teksa ka vendosur të hedhë në fushë një formacion sulmues duke rreshtuar Sebino Plakun, Taluant Seferin, Georgivin dhe Sherif Kallakun pas tyre.

Ndërkohë në qendër të mbrojtjes do të jetë kapiteni Arapi dhe Aleksi i cili do të zëvendësoje Rrustem Hoxhën e larguar. Nga krahu i majtë zgjedhje e parë e trajnerit Martini është Kotobelli, ndërsa në krah të djathtë Todorovski. Mesfusha i është besuar të përhershmëve Emiliano Vilës dhe Asion Dajës. Kujtojmë se Teuta do ta luajë ndeshjen e kthimit në Andorrë, teksa të gjithë tifozët shqiptar do ta kenë mundësi ta ndjekin ndeshjen nëpërmjet kanalit RTSH Sport.

FORMACIONET ZYRTARE

INTER D’ESKALDES: Gomez, Galego, Bosh, Besone, De Nova, Moreno, Garsia, Roka, Klemente, Artigas, Sol De Vila, Trajner: A.Garsia

TEUTA: Frashëri, Kotobelli, Arapi, Aleksi, Todorovski, E.Vila, Daja, Kallaku, Plaku, Seferi, Gerogiev, Trajner: E.Martini

Related posts

“KOSOVARËT NUK E NDJEJNË FANELLËN”/ Panuccit nuk i del e keqja me Shqipërinë: Lojtarët nuk duan të vijnë te Kombëtarja

Delo.autor

RISI PËR PJESËN E MBETUR TË SEZONIT NË SERIE A/ Tri planet e Piolit, ja si Milan mësyjnë titullin…

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Lojtari i REALIT luan futboll me fëmijët në Panama

Isa.Autor

Leave a Comment