Futboll Seria A Sport

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Allegri: Inter është favorit për titullin, Champions League mbetet një dëshirë

Duke analizuar kampionatin e ri të Serie A, trajneri bardhezi nënvizoi: “Këtë vit ka trajnerë të rëndësishëm në ligën italiane, Mourinho dhe Spalletti janë kthyer gjithashtu. Interi, sigurisht që është favorit për titullin, sepse e fitoi sezonin e kaluar. Milani është rritur dhe lojtarët e rinj do të kenë një vit përvojë më shumë. Do të jetë një kampionat i mirë, gjëja e rëndësishme është të kemi vazhdimësi si gjithmonë. Duhet të jemi të mirë në ndërtimin e një rruge që do të na çojë në fitoren e titullit. Ne gjithashtu kemi Superkupën dhe Kupën e Italisë. Liga e Kampionëve është një dëshirë, për ta fituar atë duhen shumë komponentë”.

I gëzuar për pesë zëvendësimet
“Me pesë zëvendësimet për ndeshje shpresoj të mos ngatërrohem, sepse nuk jam mësuar me to. Mendoj se është një zgjidhje e mirë t’i kesh ato mundësi, mbase i mbetet trajnerit ta menaxhojë grupin në mënyrën më të mirë. Nëse në fund e pjesës së parë keni një paraqitje të keqe, tani mund ta nisni pjesën e dytë me katër zëvendësime”.

Analiza mbi Kulusevski
“Më duhet kohë për ta parë Kulusevski. E kam parë dy herë dhe nuk jam magjistar. Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, ka një forcë motorike të rëndësishme, por duhet të përmirësohet në fazën e finalizimit. Qëllimi i kësaj skuadre është të fitojë sa më shumë gara që të jetë e mundur. Është një ekip argëtues për t’u stërvitur, sepse janë të rinj me potencial të madh dhe në fund të vitit mund të jenë përmirësuar. Kjo është një vlerë e shtuar për Juventusin”.

Vendimi për goditjet e dënimit
“Unë nuk e di kush ka qenë përgjegjës për goditjet e lira në këto dy vite. Personalisht mundohem të shfrytëzoj karakteristikat e lojtarëve. Ronaldo mbase është më i mirë për goditjet nga distance, ndërsa Dybala nga afër. Nëse grumbullon 90 pikë dhe të tjerët arrijnë 89, më shijon. Nuk është se duhet ta fitosh kampionatin me një avantazh prej 10 pikësh, duhet të punosh shumë për këtë. Ne e dimë që për të fituar titullin duhet një numër i caktuar golash ​​dhe për të pësuar sa më pak. Shpesh, mbrojtja më e mirë fiton”.

“Nuk jam menaxher, por trajner i klubit”
“Nga e marta e ardhshme do ta kem të gjithë ekipin në dispozicion dhe nga aty do të duhet të gjej ekuilibër, duke konsoliduar një ekip që mund të argëtojë, por edhe të marrë pikët. Unë do të duhet të konsideroj që lojtarët që kthehen nga Kampionati Europian, që kanë qenë duke luajtur vazhdimisht për një vit e gjysmë. Do të luajmë deri në shtatë ndeshje për një muaj. Do të duhet të jem i mirë së bashku me stafin mjekësor për t’i menaxhuar lojtarët në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ne kemi 20 ditë për t’u futur në rrugën e duhur. Kjo skuadër ka potencial të madh, unë besoj fuqimisht te lojtarët individualë, të cilët kanë akoma shumë për të dhënë. U bashkova me Juventusin shtatë vite më parë dhe gjithmonë kam punuar në harmoni me klubin, si tani. Së bashku do të vendosim se çfarë mund të bëhet në merkato për ta përmirësuar ekipin. Më bën të buzëqesh kur shkruani se Allegri tani është edhe menaxher. Jo, unë jam trajneri i Juventusit”.

“Bonucci nuk do të jetë zëvendës kapiten”
“Kapiteni dhe zëvendës kapiteni vendosen në bazë të viteve të pranisë te Juventusi. Chiellini është më i vjetri, Bonucci është larguar një sezon dhe i ka humbur shumë ndeshje me këtë fanellë. Leo e di këtë dhe në fakt, në vitin tim të fundit, zv.kapiten ishte Mandzukic, pastaj Khedira. Sezonin e ri, zv.kapiten do të jetë Dybala. Bonucci është një lojtar i rëndësishëm dhe do të kthehet me mendjen e duhur, sepse kjo është ajo që të gjithë duhet të bëjnë, duke ditur se nuk kemi shumë kohë në dispozicion.

Nga e marta jemi një grup do të duhet të bëhemi ekip. Ronaldo shënon, pastaj nëse luan në qendër të sulmit ose majtas do ta shohim. Ai dhe Dybala janë dy snajperë përpara portës, cilësi që jo të gjithë i kanë. Unë nuk mund t’i kërkoj Bentancur dhjetë gola, sepse është e vështirë për të.  Është e vërtetë që i thashë “jo” Real Madridit dy herë. Duhet ta falënderoj Florentino Perez për mundësinë që më dha, por zgjodha kthimin te Juventusi”.

Related posts

ME HAP LEGJENDE/ Debutimi me Juventusin, Ronaldo si Maradona

Isa.Autor

“KA NDËRHYRË MARADONA”/ Shikoni trajektoren e çuditshme gjatë supersfidës në Argjentinë (VIDEO)

Delo.autor

THIRREN NË KOMBËTARE/ Ja 4 talentet e Luftëtarit që do të ndiqen nga Reja

Delo.autor

Leave a Comment