Futboll Kategoria Superiore Sport

SKËNDERBEU GJOBIT LIDERIN E EKIPIT/ Presidenti Takaj merr vendimin final për merkaton e korçarëve

Skënderbeu mbyll merkaton me afrimin e Bismarkut dhe Asantes. Me shumë mundësi këto të dy do të jenë lëvizjet e fundit në radhët e korçarëve për këtë sezon, pavarësisht dëshirave të trajnerit Migen Memelli për të afruar të tjerë futbollistë në repartin difensiv.

Duket se veç Bismarkut, edhe Asantes është drejt konfirmimit si firmë e radhës te Skënderbeu, të paktën nga ato çfarë drejtuesit kanë parë te lojtari. Testi që do të vendosë për të ardhmen e mbrojtësit të krahut është ai ndaj Gjilanit të mërkurë, atje ku 24-vjeçari do të testohet nga Memelli si titullar në këtë takim, për të parë më saktësisht nëse do të jetë ai zëvendësuesi i Meksit në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Ndërsa sa i përket Bismarkut, lojtari duket se ka një farë garancie në fushë dhe sigurisht që pritet të provohet se si do të funksionojë në dyshe me Mensah, që me shumë mundësi do të kthehet brenda kësaj jave. Kjo do të jetë me interes nga Memelli për të parë se si vija e parë e sulmit do të formohet me dyshen ganeze, që veç cilësisë, mund të jenë burim të ardhurash financiare te Skënderbeu.

MEKSI – Nga ana tjetër, ajo që e preku disi edhe Memellin pas ndeshjes me Maliqin duket se ka ndodhur. Edhe pse trajneri bardhekuq ka devijuar kur është pyetur për Meksin, duke thënë shkurtimisht se është vetëm një çështje administrative, duket se situata është shumë me tepër serioze nga se mendohej fillimisht. Burime të sigurta të gazetës pranë presidentit Ardjan Takaj bëjnë me dije se situata në të cilën ndodhet Meksi dhe klubi janë analizuar me kujdes nga drejtuesit bardhekuq, të cilët besojnë se nuk është thjesht çështja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak pengesa e mbërritjes së lojtarit. Madje, nga të njëjtat burime bëhet me dije se drejtuesit bardhekuq janë të bindur se nuk mund të thirresh për shërbim ushtarak në kohën kur ke një kontratë të vlefshme. Në kushte të tilla, gjithçka i është lënë në dorë Meksit, teksa klubi është duke aplikuar gjobat për vonesa të parashikuara në kontratën e lojtarit. Duket se gjithçka po shkon drejt prishjes së marrëdhënieve mes palëve, gjë që do të rëndojë edhe financiarisht mbi futbollistin bardhekuq.

MUNGESAT- Korçarët janë një nga skuadrat që ka nisur punën për sezonin e ri futbollistik. Edhe pse ka më shumë se një javë stërvitje, korçarët ende nuk janë të kompletuar. Veç afrikanëve që kanë probleme me grupin, nuk është paraqitur edhe kapiteni Jorgo Meksi. Lojtari thotë që ka probleme me ushtrinë në Greqi, ndërsa në klub mendojnë ndryshe. Sipas tyre, kjo është një manovër. Gjithsesi, korçarët kërkojnë që këtë sezon të sigurojnë qëndrimin në Superiore dhe të luftojnë për trofe.

Related posts

KASTRIOTI “LUFTON” PËR MBIJETESË/ Nica: Nuk do të jetë si kundër Tiranës, s’kemi asgjë konkrete për…

Isa.Autor

Plaku zbulon premion dhe çfarë ka ndryshuar tek Kamza

Sadik.Autor

REALI IA RRËMBEU BARCELONËS/ Takefusa Kubo shkëlqen me Mallorcën dhe shënon! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment