Futboll Sport

ITALI-NAGLI/ Mbrojtësi Spinazzola i shkruan letër shokëve të ekipit: Do të vrapojmë bashkë kundër “3 Luanëve”

Shkruajtja e letrave motivuese prag sfida të mëdha është bërë modës në këtë Europian. I pari ishte trajneri Roberto Mançini i cili i shkroi letër skuadrës së tij një ditë para se të niste kompeticioni dhe si duket funksionoi pasi ‘’axurrët’’ mbërritën deri në finale.

Kësaj radhe ka menduar Leonardo Spinacola t’i shkruajë një letër shokëve të skuadrës dhe stafit. Mbrojtësi i cili nuk do të luajë mbrëmjen e sotme për shkak dëmtimi, i ka prekur të gjithë me fjalët e bukura ku qëllimi është triumfi në EURO 2020.

 Letra e Leonardo Spiancolës

”Nëse do të kthehesha pas në kohë, do të vrapoja përsëri për topin. Do ta bëja 100 herë përsëri, duke u përpjekur të fitoja një metër me kundërshtarin dhe ta zhvendosja ndeshjen në anën tonë. Nuk është asgjë e veçantë, këto janë rregullat e Azzurrëve.

Në fund të fundit, ju kapërceni kufirin vetëm nëse jeni gati të jepni shpirtin tuaj për shokët tuaj të skuadrës. Lëndimi më largoi nga fusha, por nuk mund të më ndante nga grupi. Djali im Matia, i cili është vetëm tre vjeç, e kuptoi që babai i tij nuk mund të qëndronte në divan në shtëpi për të parë ndeshjen sonte.

Unë jam i emocionuar, nuk mund ta fsheh. Kur hyra në aeroplan, ndjeva se isha rilindur. Pas disa orësh, unë do të jem në fushë me shokët e mi të skuadrës dhe në tribunat me pjesën tjetër të tifozëve. Mund të kishte qenë më mirë, por mund të ishte edhe më keq.

Ne kemi betejën e fundit në Wembley. Një turne që do ta mbaj brenda përgjithmonë. Nga netët magjike të ‘’Olimpikos’’ në tempullin e futbollit kundër Anglisë,  kemi bërë një rrugë të gjatë.

Në rastin tim, fati i ka shtuar edhe disa kilometra këtij udhëtimi, një fazë vuajtjesh në Finlandë, për të ndjekur dëmtimin tim.

Tani, unë jam gati. Ndjej se kam akoma aq shumë për të dhënë. Unë do të kthehem në fushë pas disa muajsh, por më pëlqen të mendoj se këtë mbrëmje do të vrapojmë të gjithë së bashku.

Unë luaj me idenë për të parë Brajan Kristanten, shoku i parë i skuadrës që më ngushëlloi. Ja ku jemi, Forza Azzurri! ”

Related posts

Smajlaj dhe Gega “veshin” flamurin “kuqezi” me medalje ari

Sadik.Autor

BOTËRORI/ Pjesa e parë, Japonisë i anulohet goli. Gjermania merr avantazhin me penallti

F.autor

E BUJSHME/ Kampionët e Europës i “rrëmbejnë” Napolit mbrojtësin e djathtë

Isa.Autor

Leave a Comment