Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Luis Enrique nuk ka dilema, mendon të godasë “Azzurrët” nga krahët. Ja formacioni i mundshëm…

Luis Enrike nuk e ka shansin që të analizojë ndeshjen e fundit mes Italisë dhe Spanjës, sepse ajo Itali ishte krejt ndryshe me Antonio Konten.

NDRYSHIMI – Por, tani jemi përpara një tjetër Italie. Mançini është krejt ndryshe nga Antonio Konte, si brenda ashtu edhe jashtë fushe. Ai që ishte numri 10 i Sampdorias e stërvit skuadrën ashtu siç luan. Gjithçka me talent. Do që skuadra e tij ta zotërojë topin, por vuan pa top. Problemi është që këtë herë do të ketë përpara një rival si Spanja e Luis Enrikes, e cila ende pa arritur në nivelin e ekipit të Aragonesit ka numra të frikshëm. “Furia e Kuqe” është lideri i zotërimit të topit me 67.2%, ndërsa Italia renditet e treta me 55.8%. Në vendin e dytë është Gjermania e eliminuar. Iberikët gjithashtu janë të parët në saktësinë e pasimeve, 89.4%, ndërsa Italia 88.4%.

MBROJTJA – Çelësi i suksesit të Italisë, përveç numrave të qarkullimit të topit, janë dy mbrojtësit. Xhorxho Kielini (36 vjeç) dhe Leonardo Bonuçi (34) vazhdojnë të ruajnë stilin e vjetër dhe solidietin e repartit difensiv, por Spanja ka pikat e forta të saja nga krahët, ku të gjithë lojtarët formojnë trekëndësha magjikë për të nxjerrë topin. Itali-Spanjë në “Uembli” dot të jetë edhe një duel taktik mes dy strategëve. Si Mançini ashtu edhe Enrike e dinë mjaft mirë që mbrojtja më e mirë është sulmi. Edhe për ta bërë realitet këtë pritet “luftë për… topin.

FORMACIONI – Enrike pritet që të rikthejë në mbrojtje Erik Garsian, pasi në duelin e fundit luajti me Pau Torresin. Në repartin e prapavijës priten gjithashtu Azpilikueta, Laport dhe Alba. Ndërkohë në mesfushë pritet konfirmimi i treshes Buskets, Pedri dhe Koke. Mungesa e Spanjës për këtë duel do të jetë Sarabia, i cili ka si zëvendësues ideal Dani Olmon. Ferran Torres dhe Morata do të jenë dy të tjerët në sulm. Ideja e Enrikes është që ta godasë Italinë me lojën nga krahët. Torres dhe Olmo janë të shpejtë dhe të rrezikshëm. Të dy mund të jenë armët kryesore të formacionit iberik ndaj “Axurrëve” duke parë që Di Lorenco dhe Emerson Palmieri janë dy pikat e dobëta këtë herë. Mungesa e Spinacolës mund të rezultojë fatale

Related posts

Formacioni më i mirë i pjesës së parë të sezonit në Angli, Salah në krye

Q.Autor

Zbuloni gjashtë transferimet që Guardiola dëshiron për sezonin e ardhshëm

Sadik.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Chelsea-Liverpool, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment