Futboll Sport

ITALI-SPANJË/ Trajneri Mancini: Gjysmëfinale pa tifozë nga vendet tona, e papranueshme

Në vigjilje të Itali-Spanjë, gjysmëfinales së “Euro 2020”, dje ishte dita e konferencës për shtyp e Roberto Mançinit. “Duhet të zhvillojmë një paraqitje të madhe nesër (sot) për të qëndruar këtu deri në fund, – u shpreh trajneri i “Axurrëve”. – Do të jetë e vështirë, edhe pse Spanja është ndryshe nga Belgjika. Nuk e parashikoj një ndeshje si ajo, por me shumë vështirësi. Kritikat për Imobilen? Shpesh në një Botëror apo Europian më i kritikuari zgjidh ndeshjen dhe turneun…”.

Është një Itali në versionin “Sampdoria”?

Kur ekziston një raport i mirë mes të gjithëve, kur ekzistojnë kushtet optimale, raporti që krijohet është i mrekullueshëm.

Çfarë raporti keni me Vialin?

Jemi rritur bashkë, ekziston një raport që shkon përtej miqësisë. Është sikur të kisha një vëlla këtu, ndodh me të gjithë ata që kanë luajtur te Sampdoria, raporti është i shkëlqyer mes nesh dhe lojtarëve. Luka është edhe pak i moshuar, kështu që e dëgjojmë me dëshirë kur flet…

A ka tension në skuadër?

E kam edhe unë kur afrohet një ndeshje. Si fillim duhet të tregohemi gjakftohtë për të kryer sa më pak gabime. Është edhe bukuria e këtyre ndeshjeve.

Çfarë prisni nga Spanja?

Do të jetë e vështirë, edhe pse janë ndryshe nga Belgjika. Me Austrinë e patëm të ndërlikuar sepse ishte e para me eliminim direkt, por edhe për nga agresiviteti i tyre. Luis Enrike është një trajner shumë i zoti, ka fituar Ligën e Kampioneve me Barcelonën, por jo vetëm. Edhe te Roma tregoi një lojë të bukur. Nëse një trajner arrin të bëjë skuadrën të luajë mirë, përtej fitores, është e rëndësishme të tregojë aftësitë e tij.

Kritikët italianë e konsiderojnë veten në finale…

Shpresoj që për një herë ta gjejnë… Nuk do të jetë aq e lehtë: do të duhet të luajmë një ndeshje të madhe, Spanja është një skuadër e fortë. Jemi në gjysmëfinale, është e vështirë të gjenden ndeshje të lehta.

Në “Wembley” nuk do të mungojë publiku…

Është e padrejtë që të mos ketë tifozë nga Italia dhe Spanja. Megjithëse është e qartë që është më mirë të luhet përpara publikut se pak personave, është e bukura e sportit. Megjithatë, e shikoj të padrejtë që të mos jenë gjysma italianë e gjysma spanjollë.

Si janë kushtet e Belotit dhe Toloit?

Beloti mori një goditje me Belgjikën, nuk e rrezikuam në stërvitje, po ashtu si Rafaelin, por do të jenë gati për nesër (sot).

Si ndihet Kielini?

Prej vitesh them që ai dhe Bonuçi janë më të mirët, por duan ta tregojnë çdo herë. A do të arrijnë të luajnë tri ndeshje radhazi? Shpresoj që po, përndryshe kam Açerbin dhe Bastonin që janë në formë të mirë.

Related posts

SFIDA NDAJ POLONISË PËR “QATAR 2022″/ Sulmuesi Uzuni: Do të japim maksimumin, asnjë kundërshtar nuk…

Delo.autor

“ËNDRRA VDIQ, DO NGRIHEMI”/ Kjo VIDEO po përlot botën e futbollit

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Shakhtar Donetsk-Manchester City. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment