Futboll Sport

“JANË FAVORITË, POR DO TË BËJMË MAKSIMUMIN”/ Kapiteni Gurishta: Nuk ka rëndësi sa paguhesh, por…

Vllaznia do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushë përballë qipriotëve të AEL-it duke tentuar të pamundurën në një sfidë mjaft të vështirë.

Në prag të ndeshjes, kapiteni Erdenis Gurishta bëri një pronocim të shkurtër duke folur për cilësitë e kundërshtarit si dhe për diferencat me ta.

 PRITSHMËRITË- Do jetë një sfidë shumë e fortë. E presim një sfidë të tillë, e dimë nivelin e kundërshtarit, por jemi përgatitur për të marrë më të mirën e mundshme.

KUNDËRSHTARI- Të jemi realist, skuadra e AEL-it është favorite. Jo vetëm për shkak të buxhetit apo ngaqë ka marrë pjesë shumë herë në këto ture, por edhe për shkak të lojtarëve që kanë luajtur në nivele të lartë.

FAVORIT-Ata  janë favoritë në letër, por ne do të japim maksimumin. Besoj dhe shpresoj shumë në një rezultat pozitiv nesër.

FUSHA- E mirë, por e prisja më të mirë. Fusha e Shkodrës është më e mirë se këtu. Gjithsesi nuk ka justifikime, duhet të japim maksimumin. Shtyrja e orarit është pozitive.

DIFERENCA NË RROGA-Nganjëherë nuk është shumë e rëndësishme se sa paguhesh, por është e rëndësishme kur jep shpirtin në fushë. Vijmë këtu për rezultat pozitiv, nuk do të vijmë të mbrohemi, do të bëjmë lojën tonë.

ATMOSFERA-Atmosfera është shumë pozitive pas atij kualifikimi të mrekullueshëm që arritëm në Shkodër. Të shohim çfarë situate do të sjellë ndeshja. Të gjithë lojtarët janë në rregull, përveç Da Silva që është i dëmtuar“.

Related posts

E PABESUESHME/ Shpërthen Gattuso në fund të ndeshjes, i vërsulet gjyqtarit (VIDEO)

Isa.Autor

Lothar Matthaus, një histori rekordi në Botëror që vështirë të thyhet (VIDEO)

Sadik.Autor

PLAS TEK MILANI/ GATTUSO ofendon RËNDË KESSIE në lidhje direkte, e quan…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment