Futboll Seria A Sport

“JANË TË TURPSHME”/ Lazio mbron Elseid Hysajn: Dënojmë ashpër banderolat…

“Hysaj krimb, Lazio është fashiste”, ishte kjo parrulla e në mesnatë e ultrasve të skuadrës bardhekaltër që ka ndezur edhe më shumë situatën te Lazio.

E gjitha për një video pa asnjë synim nga ana e lojtarit shqiptar por që ultrasit e skuadrës, që njihen si të ekstremit të djathtë nuk e pranojnë dhe janë hedhur në sulm kundër Hysajt.

Ndërkohë klubi që e kishte mbrojtur edhe më parë futbollistin kuqezi ka dale sërish me një deklaratë të fortë kundër ultrasve, madje me tone shumë të ashpra.

“Klubi Sportiv Lazio dënon me forcë banderolën e turpshme kundër lojtarit Elseid Hysaj. Nuk është episodi i parë i këtij lloji. Ne kurrë nuk do të jemi në krah të atyre që mohojnë vlerat e sportit. Nga ana tjetër, ne jemi pa asnjë hezitim në krah të lojtarit tonë dhe të të gjithë lojtarëve të tjerë të përfshirë në fazën përgatitore parasezonale gjatë kësaj jave. Ne qartësisht distancohemi nga ata që duan të shfrytëzojnë këtë ngjarje për qëllime politike që dëmton ekipin, të gjithë tifozët e Lazios dhe klubin.

Ne nuk do të frikësohemi nga ata që përdorin tone të dhunshme dhe agresive: për ta nuk ka hapësirë ​​në botën tonë e cila në vend të kësaj frymëzohet nga vlerat e shëndetshme sportive të besnikërisë dhe konkurrencës, respektit reciprok dhe bashkëjetesës civile dhe që synojnë të kapërcejnë të gjitha barrierat e karakterit social, kulturor, ekonomik dhe rracor”, thuhet në deklaratën e klubit bardhekaltër.

Një pozicion i qartë dhe i fortë ky mesazh nga ana e Lazios që kërkon të ndajë njëherë e mirë tifozët ekstremë nga ekipi e jo më kot në deklaratë thuhet që nuk është ky rasti i parë.

Gjithsesi, në ditët e ardhshme mund të ketë qartësi edhe nga ana e vet Hysajt i cili deri tani ka zgjedhur rrugën e heshtjes deri në qetësimin e situatës.

Related posts

“NUK I TREGOJ DOT FEMRAVE POZICIONIN JASHTË LOJE”/ Rrëfimi i futbollistit shqiptar që u bë mami

Delo.autor

SOUTHAMPTON-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” dyfishojnë avantazhin, shënon Henderson

Delo.autor

Muaji i Ramazanit, kundërshtari kryesor për Liverpool dhe Klopp…

Sadik.Autor

Leave a Comment