Futboll Sport

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Barcelona ofron Griezmann për yllin e Juventusit

Griezmann tek Juventus dhe Dybala tek Barcelona, ky është lajmi i bujshëm që vjen nga Franca. Sipas “L’Equipe” klubi blaugrana është i gatshëm ti ofrojë bardhezinjve shërbimet e sulmuesit francez në këmbim të fantazistit argjentinas. Kjo lëvizje e re vjen fill pas ndërlikimit të tratativave për të rikthyer Griezmann tek Atletico Madrid ku pjesë e shkëmbimit parashikohej kalimi i Saul Niguez në “Camp Nou”. Ekipi i madrilen së fundmi ka marrë disa oferta të rëndësishme nga Premier League për mesfushorin dhe po i shqyrton me qetësi.

Dybala

Dybala nuk është një emër i panjohur në shtëpinë e Barcelonës, edhe më herët drejtuesit e klubit janë interesuar për shërbimet e numrit dhjetë. Gjithnjë sipas të përditshmes franceze, shkëmbimi Dybala-Griezmann për momentin është thjeshtë një ide, nuk ka asgjë konkrete, për më tepër që me rikthimin e Allegri, klubi bardhezi po punon për të rinovuar kontratën me Dybala.

Related posts

LIVE/ Luftëtari-Skënderbeu: Asist fantastik i Gripshit, Dita nuk fal vetëm me portierin (VIDEO)

Isa.Autor

MILAN-BODO/ Pioli me 7 mungesa ndaj surprizës norvegjeze, debuton talenti i ri (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

11 trajnerët më të paguar në botë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment