Futboll Premier League Sport

E PAPRITUR/ Ylli i Reali gjobë nga autoritete spanjolle për…

Është raportuar nga autoritetet spanjolle të tatimeve se ylli i Real-it, Gareth Bale është gjobitur me shumën prej 300.000 paund për shkak të përdorimit të imazhit.

Sipas “El Mundo” gjoba lidhet me një incident të vitit 2013 (viti kur lojtari iu bashkua Los Blancos nga Tottenham-i).

Thuhet se Bale i detyrohet shtetit për mosshlyerje detyrimesh tatimore 180,000 paund, me një tarifë sanksionuese 90,000 paund me interes 30,000 paund, duke bërë një total detyrimi prej 300.000 paund.

Mendohet se ish-lojtari i Premier Leagues ka arkëtuar të ardhura nga përdorimi i imazhit me një kompani në Londër, Primesure Limited.

Bale është vënë në dijeni për gjobën dhe sipas El Mundo, tashmë ka apeluar. Por ndryshe nga rastet e tjera të futbollistëve, ky rast nuk konsiderohet krim fiskal pasi gjatë periudhës Bale nuk ishte rezident në Spanjë.

Edhe lojtarë të tjerë të Real Madrid-it kanë pasur probleme me autoritetet tatimore spanjolle gjatë muajve të fundit si Modric, Ronaldo dhe Marcelo.

 

Related posts

Marquez sheh titullin/ Ducati është “zgjuar” vonë, Rossi ka probleme

Isa.Autor

E PABESUESHME NË MOTO GP/ Piloti Marquez pëson një tjetër aksident, ja gjenda e tij shëndetësore (VIDEO)

Delo.autor

“MENDOJ SE MUND T’IA HEQIM TITULLIN JUVENTUSIT”/ Rrëfehet Teo Hernandez: Sikur të qëndroj përjetë tek Milani

Delo.autor

Leave a Comment