Futboll Kategoria Superiore Sport

“JEMI FAVORITË DHE LUAJMË TË QETË NË NDESHJEN E KTHIMIT”/ Sulmuesi Cara: Merituam gjithçka, fitorja për…

Në këtë ndeshje la shenjë edhe sulmuesi Tedi Cara, i cili arriti të shënonte golin e katërt për të tijtë. Në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes, ai shprehet i lumtur për këtë fitore dhe tani shanset për kualifikim janë më të mëdha, duke shkuar më të qetë në ndeshjen e kthimit në Moldavi.

“Ndihemi shumë mirë pas kësaj paraqitjeje në Europë dhe bëmë një ndeshje të mirë në tërësi. Në fillim nisi pak vështirë, duke e ditur që ata do të luanin të tërhequr dhe ne do të bënim lojën tonë me pasime të shumta dhe vertikalizime në sulm. Ia dolëm dhe shënuam dy gola të shpejtë, ndërsa penalltia na prishi pak punë. Por, në përgjithësi loja shkoi mirë dhe merituam gjithçka dhe tani jemi më afër kualifikimit.

Shanset? Tre gola avantazh nuk janë pak, për më tepër që është hequr edhe goli në fushë kundërshtare. Jemi favoritë dhe luajmë më të qetë në ndeshjen e kthimit. Fitoren ia dedikoj të gjithë familjes së kuqe të Partizanit, tifozëve, pasi e meritojnë, se kishin kohë që nuk vinin në stadium dhe ishin një armë plus për ne dhe e mbushën stadiumin siç dinë ata. Golin ia dedikoj familjes sime”, përfundoi sulmuesi i të kuqve. Cara formoi treshen e sulmit së bashku me dy brazilianët e tjerë, Lukas Kardozo dhe Stenio Zhunior, dhe pritet të jetë një lojtar i rëndësishëm për Partizanin këtë sezon.

Related posts

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS/ Drejtori sportiv i Crotone-s: Juventus ka një diamant në shtëpi

Delo.autor

VAZHDON ECURINË POZITIVE/ Milan mposht Torinon falë golit të Giroud dhe siguron kreun

Delo.autor

(FOTO) Ndjekësit në Twitter, këta lojtarë lënë pas disa klube të Premier Ligës

Q.Autor

Leave a Comment