Gossip Sport

A KE NJË PARTNER NË JETËN TËNDE? Hygerta Sako: Sa më shumë kalojnë vitet rriten standardet. Nuk dua një mashkull për…

Moderatorja e njohur, sportive Hygerta Sako ka rrëfyer planet e saj për të ardhmen, karrierën, duke zbuluar po ashtu detaje nga jeta private. Në një intervistë për “Live from Tirana” Sako është pyetur nëse ka një partner në jetën e saj.

Në fakt rriten standardet për një femër që është e realizuar, sa më shumë kalojnë vitet edhe standardet rriten. Kërkon nga vetja shumë, por edhe nga tjetri.

Shqipëria është vend që nuk ka shumë hapësira për femra të moshës së pjekur sepse është mentaliteti që familja është e rëndësishme dhe duhet luftuar për të. Kështu është hapësirë më e ngushtë për një femër pas të 35-ave që të gjejë një partner të moshës së saj. Më duket mision shumë i vështirë”, rrëfen Hygerta.

Sa i takon emisionit sportiv që drejton në RTSH, ish-Mis Shqipëria thotë se nuk do një mashkull për zbukurim në emision, pasi është vetë e zonja për ta drejtuar atë.

“Ne në RTSH nuk përputhemi. Jam aq sa për një femër dhe për një mashkull bashkë. Unë jam një moderatore që drejtoj emisionin. Nuk jam unë qendra e vëmendjes. Pse ta marrësh atë mashkull, apo dhe mashkulli pse ta marri femrën. Për të qëndruar për zbukurim i bie, nëse ti je vetë i zoti që ta drejtosh emisionin. Nuk e kemi parë të arsyeshme të marrim një partner. O duhet të jetë dikush kryesor dhe tjetri të jetë për zbukurim, që unë nuk e dua këtë, s’kam pse e marr një mashkull për zbukurim.”

Related posts

DJALI “TRADHËTON” PIRLON/ Shikoni cilën fanellë mban veshur kundër të atit… (FOTO)

Delo.autor

TAKIM DHE SHPËRNDARJE DHURATASH/ Ja çfarë ndodhi para duelit Kukësi-Slavia e Sofia (FOTO)

Delo.autor

PAMJE PREKËSE/ Homazh drithërues, Leicester kujton të paharrueshmin Vichai (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment