Futboll Sport

“KAM GABUAR”/ Wayne Rooney i kërkon falje familjes dhe klubit të Derby pas skandalit me dy biondet

Ish-futbollisti dhe trajneri i Wayne Rooney ditën e fundit është bërë epiqendra e lajmeve në Angli. Foto dhe video të tij me dy vajza bionde janë publikuar kudo.

Dy vajzat pa dijeninë e trajnerit të Derby County kishin bërë foto dhe video të papërshtatshme kur ai ishte nën efektin e alkoolit.

Së fundmi ka reaguar vetë babai i katër fëmijëve, i cili i kërkon falje familjes së tij dhe klubit të Derby për ato foto dhe atë sjellje, që nuk është aspak shembull për lojtarët e tij.

“Kam gabuar. Shkova në një festë me dy miqtë e mi. I kërkoj falje familjes sime dhe klubit për imazhet që po qarkullonin dhe dua të vazhdoj të bëj përpara. Mezi pres të nisim përgatitjet për ndeshjet e radhës”, shprehet Rooney. Gruaja e Rooney-it, Coleen Rooney thuhet se do të qëndrojë pranë burrit të saj dhe do ta mbështesë.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E DOUGLAS COSTA DHE LAJMËRON JUVENTUS/ Rummenigge: Merkato e verës së do të jetë më…

Delo.autor

Lajme të këqija në Korçë, Sowe “braktis” Skënderbeun ende pa përfunduar sezoni

Sadik.Autor

NATIONS LEAGUE/ CR7 është i papërmbajtshëm, realizon një tjetër gol “MAGJIK” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment