Futboll Sport

KUALIFIKIMI NË FINALE TË “EURO 2020″/ Harry Kane: Me Italinë do të jetë e ndërlikuar, edhe një sfidë për….

Pas sfidës pozoi me çmimin e “Lojtarit më të mirë” të ndeshjes. Me meritë. Pasi pati një influencë të madhe në të gjitha aksionet e Anglisë së tij, i përfshirë në manovra të bukura gjatë 120 minutave, duke u tërhequr edhe prapa për të marrë topin kur ishte mundësia për të avancuar më pas duke shpërndarë pasime.

Lëvizje dhe pasim i bukur në rastin e golit të parë, shënoi vetë të dytin që ishte më i rëndësishmi. Herri Kejn ishte në ekstazë pas fitores 2- 1 ndaj Danimarkës. U duk qartë nga pamja e sulmuesit me trofeun në dorë dhe në momentet që përshëndeti publikun e tij në “Wembley”, me Anglinë që arriti të fitonte për herë të parë një ndeshje në një fazë finale të një Europiani pasi kaloi në disavantazh.

NDESHJA – “Është diçka e pabesueshme, – komentoi për mediat prezente kapiteni i “Tre Luanëve” në zonën mikse. – Po çfarë ndeshjeje! Komplimente Danimarkës. Kërkuam megjithatë fitoren deri në fund dhe arritëm të shënonim në momentin e duhur. Reaguam shumë mirë. E tani jemi në finale në shtëpi, çfarë ndjesie”. Skuadra e Sauthgejtit tani do të luajë ndeshjen e fundit të kompeticionit kundër Italisë, në sfidën e programuar për ditën e diel në orën 21:00 po në “Wembley”, pasi ka mbetur për t’u përcaktuar vetëm arbitri. “Për fat të mirë, gjithçka shkoi në favorin tonë këtë herë. Arritëm të përgjigjemi mirë pas avantazhit të tyre dhe nisëm të kontrollojmë lojën”.

PENALLTIA DHE ITALIA – Sulmuesi më pas ka komentuar momentin vendimtar të ndeshjes: penalltinë e tij, nga ku lindi edhe rezultati përfundimtar. “Zgjodha që në fillim krahun se ku do të godisja, të them të vërtetën nuk është penalltia më e mirë që kam goditur. Ndonjëherë e humbet dhe topi të afrohet sërish dhe për fat të mirë ndodhi sot (dje)”. Në fund, disa fjalë lidhur me testin e radhës dhe të fundit për këtë kompeticion: finalen kundër Italisë, kundërshtar që në gjysmëfinale mposhti Spanjën nga “lotaria” e penalltive pasi 120 minutat përfunduan në barazim: “E dimë që na pret një ndeshje e ndërlikuar ndaj Italisë. Kemi zhvilluar një turne të madh deri tani. Na pret edhe një ndeshje për të rikthyer trofeun në shtëpi dhe po e presim me padurim”.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Real Madrid e huazoi tek Arsenal, talenti norvegjez ka marrë vendimin e tij

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Paul Pogba u drejtohet tifozëve të Manchester Unitedit me një mesazh…

Delo.autor

Lazio i do 100 milionë euro për Milinkovic-Savic, e lë Juventusin jashtë gare

Q.Autor

Leave a Comment