Futboll Seria A Sport

KUR LLOGARITË DALIN KEQ ME TALENTET/ Nga Donnarumma tek Pessina, sa shumë gabime nga Milan

Asnjë nga kampionët e saposhpallur të Europës, nuk është futbollist i Milanit, por disa prej tyre janë formuar te kuqezinjtë. Bëhet fjalë për Xhanluixhi Donarumën, Manuel Lokatelin, Brajan Kristanten që janë rritur së bashku në sektorin e të rinjve të Milanit.

Dy të parët kanë shkëlqyer shumë herë bashkë si në ekipet zinxhir ashtu edhe në skuadrën e parë, kurse i treti pas goditjeve fantastike nga jashtë zonës, tërhoqi vëmendjen e Alegrit.

Të tre gjenden tani larg kuqezinjve, me një largim të portierit këtë verë me parametra zero dhe me shitjet e Lokatelit drejt Sasuolos dhe Kristantes fillimisht te Benfika që mund të kishin shënjuar të tashmen e Milanit, por në fakt shenjën e kanë lënë në bilancin e klubit.

RASTI “PESINA” – Një rast i ngjashëm ka qenë edhe Mateo Pesina, që vërtet nuk është rritur në akademinë kuqezi, por është marrë pas falimentimit të Monzës dhe pas një serie huazimesh është shitur te Atalanta, si pjesë e marrëveshjes për Andrea Kontin.

Një situatë e çuditshme kjo e Milanit, që pasi i përzgjedh apo i formon, nuk arrin dot t’i mbajë lojtarët për arsye të ndryshme që variojnë nga shitjet e nxituara dhe vlerësimet e gabuara të perspektivës deri te çështjet e bilancit, një “sëmundje” kjo që ka prekur çdo shoqëri që ka qenë në pronësi të Milanit:

Kristante është shitur nga Galiani, Donaruma nuk ka rinovuar gjatë pronësisë së Eliotit, pas rinovimit me Mirabelin, i cili nga ana e vet shiti Pesinën dhe Lokatelin.

Një tjetër xhevahir po formohet në radhët e Milanit, Tomaso Pobega që po punon nën urdhrat e Piolit, por që i pëlqen Atalantës. Rastësi që është i njëjti ekip që ka bërë të shkëlqejnë Pesinan dhe Kristanten? Në pritje të asaj që do të sjellë merkato, një gjë është e sigurt: yjet e dala nga ekipi kuqezi po shkëlqejnë në Europë dhe për këtë Milani meriton një medalje nderi.

Related posts

CHAMPIONS/ Bayern Munich me këtë formacion synon fitoren ndaj Ajax (FOTO)

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ PSG mendon për ish-dështakun e Interit, gati 35 milionë euro!

Delo.autor

“SERIE A NUK KRAHASOHET ME ANGLINË”/ Cassano: Messi unik, Zidane e largoj vetëm për… Allegrin

Delo.autor

Leave a Comment