MMA Sport Të tjera

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME PËR RIVALIN/ McGregor: Do ta vras Porier në oktagon

Konor MekGregor dhe Dastin Porier do të sfidojnë njeri-tjetrin në oktagon mbrëmjen e sotme në Las Vegas teksa kjo do të jetë ndeshja e tretë mes dy yjeve të UFC-së ku secili numëron nga një triumf.

Pas orë para sfidës, në peshimet zyrtare, MekGregor ka bërë një deklaratë e cila ka shokuar botën. Irlandezi u shpreh se do ta ‘’vrasë’’ në ring rivalin pasi sipas tij Porier nuk di çfarë është respekti.

‘’Ky njeri do të mësojë se nëse nuk e respekton mirësinë e një personi dhe e konsideron atë si një dobësi, duhet të paguaje. Unë do e bëj atë të paguajë me jetën e tij. Ai do ketë vdekur në oktagon këtë mbrëmje”, u shpreh MekGregor.

Një deklaratë e bujshme e cila është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale duke u komentuar shumë.

Related posts

FLIK PËRGATIT KURTHIN PËR MESIN/ Trajneri i Bajernit ka gati recetën e suksesit ndaj Barçës

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ndizet finalja, Neymar bëhet mollë sherri! (FOTO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Ish-drejtuesi i Milanit dhe Barcelona-s merr Rey Manaj në Serie B, pritet zyrtarizimi

Delo.autor

Leave a Comment