Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Conference League: Mbyllet ndeshja Partizani-Basel në “Elbasan Arena”. Rezultati 0-2

Duke filluar nga ora 20:00, Partizani do të presë në ‘’Elbasan Arena’’ rivalët e Bazelit, për sfidën e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës do të kërkojë të pamundurën përballë një rivali shumë të fortë pas disfatës në ndeshjen e parë ku zviceranët fituan me rezultatin e pastër 3-0. Daja ka zgjedhur të njëjtin formacion si në sfidën e kaluar, me të vetmin ndryshim në mesfushë ku në vend të Herald Markut të dëmtuar do e zërë mesfushori tjetër Arinaldo Rrapaj.

Sulmi i është besuar dy brazilianëve Lukas Kardozo dhe Stenio Zhunior, ndërsa në qendër do të vendoset talenti Tedi Cara. Nga ana tjetër. Bazeli do të rreshtohet me një formacion 4-2-3-1, ku Xhaka dhe Zhegrova do ta nisin si titullarë. Në sfidën e parë, Zhegrova e nisi nga stoli, por paraqitja e mirë pas zëvendësimit, e bëri zgjedhje të parë në sfidën e sotme tek trajneri Patrik Rahmen.

 

LIVE| PARTIZANI-BAZEL 0-2

Stoker 37′, Kuintila 50′

KOMENTI LIVE

90′ E Pabesueshme çfarë bën Zhunior, futbollistët e Partizanit ngatërrohen në zone dhe nuk arijnë të shënojnë me portën e boshatisur.

86′ Partizani i dorëzuar tërësisht në këtë fund takimi.

81′ Minuta të mira për Partizanin, ”demat” bëjnë presion në zonën e mbrojtjes së zviceranëve.

74′ Çfarë rasti shpërdoron Zhunior. Sulmuesi brazilian ka mundësi të artë për të gjetur golin e parë të Partizanit, por goditja e tij është e lehtë dhe përfundon në duart e portierit.

72′ Bazeli luan qetë në mesfushë dhe menaxhon rezultatin për minutat e mbetura.

70′ Shpërthim nga krahu i sulmuesit të Bazelit por Hoxha del shpejtë dhe neutralizon topin duke u dëmtuar në këtë dyluftim.

65′ Kardozo dhe Zhunior provojnë të kombinojnë bashkë, por ideja e tyre ështe e lexueshme dhe përfundon aksioni i Partizanit.

59′ Zëvendësim në radhët e Partizanit, lë fushën e lojës Gligorov dhe Murataj, vendin e tyre e zënë Celina dhe Kote.

55′ Bie ritmi i lojës, Partizani tërësisht i dorëzuar pas pësimit të golit të dytë.

50′ Gol Bazeli 0-2/ Zviceranët dyfishojnë shifrat. Një goditje dënimi shfrytëzohet saktësisht nga Kuintila i cili kërcen mbi të gjithë dhe mposht Alban Hoxhën me kokë.

46′ Starton pjesa e dytë, Partizani shkelmon topi nga qëndra.

Mbyllet pjesa e parë. Bazeli dominues në këtë pjesë të parë ashtu siç pritej. Zviceranët kaluan në avantazh me kapitenin Stoker pas një përgjumje në mbrojtje në radhët e Partizanit. 

45′ Gjyqtari i katërt akordon 2 minuta shtesë.

45′ Partizani provon shansin e fundit, Gligorov fiton goditjen e parë nga këndi për skuadrën e Dajës.

43′ Edon Zhegrova provon një gjuajtje nga distanca, por gabon krejtësisht teksa sfera përfundon shumë larg portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

38′ Gol Bazeli 0-1/ Bazeli kalon në epërsi me gol të kapitenit Stoker. ”Demat e kuq” e pësojnë pas një përgjumje të pakuptimtë në mbrojtje, teksa zviceranët tregohen më cinikë.

37′ Sërish rrezikshëm Kabral. Sulmuesi provon të gjejë portë, por Hoxha pret dhe gjyqtari ndalon aksionin për pozicion jashtë loje.

35′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalu me një faull të rëndë në mesfushë Taulant Xhakën.

33′ Stoker ndalon me faull në mesfushë Stenio Zhuniorin. Gjyqtari e këshillon, por nuk e ndëshkon me karton.

31′ Mbyllen 30 minutat e para të takimit, Bazeli mundohet në çdo aksion të fitojë minuta të vlefshme duke vonuar lojën me faulla dhe rivënie.

29′ Rrapaj tenton të nise një dalje para të Partizanit, por mesfushori ndalet me faull nga sulmuesi Kabral.

25′ Kabral shënon me finte, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

23′ Gabim në mbrojtje, Shehi kthen pas një top të pasigurt, Alban Hoxha bën heroin dhe largon topin para se të mbërrijë sulmuesi i Bazelit.

21′ Partizani e mbyllur në mbrojtje, skuadra e Dajës provon të dalë para me kundërsulme por futbollistët e Bazelit mjaft të vëmendshëm dhe mbyllin pothuajse çdo aksion të demave.

17′ Drithërima te Partizani, pas një shpërthimi në krah, Zhegrova liron të majtën, por topi përplaset në shtyllë.

13′ Murataj humbet një shans të artë teksa godet keq me kokë në zonën e Bazelit.

11′ Ndalet aksioni i Bazelit, gjyqtari vërshëllen pas një prekje të topit me dorë nga mesfushori Taulant Xhaka.

9′ Belica largon në goditje nga këndi topin e rrezikshëm të mesfushorit Palasios.

8′ Damçevski ndalon saktë një inkursion të Edon Zhegrovës në krahun e majtë të sulmit.

5′ Rast i mirë për Bazelin, Stoker shpërthen bukur në zonë, por topi i tij i ulët nuk shfrytëzohet nga sulmuesi Kabral.

3′ Start i mirë për Bazeli, zviceranët bëjnë presing në gjysmëfushë dhe nuk lënë Partizanin të dalë para.

1′ Starton sfida, Bazeli luan topin e parë nga mesi i fushës.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Shtatë gola që në pjesën e parë, Laçi pa mëshirë ndaj…

Isa.Autor

NIS STËRVITJA TEK TIRANA/ Trajneri Mema me dhimbje koke, gjashtë lojtarë në…

Delo.autor

NEYMAR “FLUTURON” DREJT TORINOS/ Tifozët e Juventusit nisin të ëndërrojnë, ja arsyeja e udhëtimit

Delo.autor

Leave a Comment