Futboll Sport

“MAGJI” NGA DISTANCA/ 800.000 vota, zgjidhet goli më i bukur i “Euro 2020”

Goditja e jashtëzakonshme nga distanca e largët e sulmuesit të Çekisë, Patrik Schick, kundër Skocisë në javën e parë të Euro 2020 është zgjedhur goli më i bukur i kampionatit.

Pothuajse 800.000 vota janë dhënë në pak më shumë se 24 orë pas përzgjedhjes fillestare të 10 golave më të bukur të bërë nga Vëzhguesit Teknikë të UEFA-s.

Këta janë golat e tjerë më të rëndësishëm të përfshirë në listë:

Paul Pogba, Francë-Zvicër 3-3, 4-5 me penallti (28/06, 1/8-at)); Luka Modric, Kroaci-Skoci 3-1 (22/06, java e tretë); Lorenzo Insigne, Belgjikë-Itali 1-2 (02/07, çerekfinale); Kevin De Bruyne, Danimarkë- Belgjikë 1-2 (17/06, java e dytë); Cristiano Ronaldo, Hungari-Portugali 0-3 (15/06, java e parë); Alvaro Morata, Italia-Spagna 1-1 , 4-2 me penallti (06/07, gjysmëfinale); Mikkel Damsgaard, Angli-Danimarkë 2-1, (07/07, gjysmëfinale); Andriy Yarmolenko, Holandë-Ukrainë 3-2 (13/06, java e parë); Federico Chiesa, Itali-Spanjë 1-1, 4-2 rme penallti (06/07, gjysmëfinale).

Related posts

MERAKTO E VERËS/ Derbi i Turqisë për Muriqin, dy klubet e mëdha duan shërbimet e sulmuesit

Delo.autor

DEL VIDEO/ “Shpërthen” futbollisti i Monacos, godet monitorin e VAR

F.autor

UEFA NATIONS LEAGUE/ Trajneri Silvinjo publikon listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë

F.autor

Leave a Comment