Futboll Ligue 1 Sport

ZYRTARE/ Portieri Donnarumma firmos akordin për 5 vite me PSG-në, ja detajet e kontratës…

Nuk ka më dyshime, Xhixhi Donaruma është zyrtarisht lojtar i PSG-së.

Gardiani italian vazhdon kështu karrierën në Francë, pas 6 sezoneve të kaluara te Milani si titullar. Donaruma cilësohet si një prej portierëve më të mirë në botë duke u transferuar kështu tek një prej skuadrave më në formë për momentin. 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për 5 vite me skuadrën franceze ku pritet të fitojë 12 milionë euro në sezon.

Portieri i ‘’axurrëve’’ u largua në formën e lojtarit të lirë nga Milani, pas mosmarrëveshje për rinovimin e kontratës ku pretendimet e agjentit Raiola për lojtarin ishin të tepërta për klubin duke e lënë të shkojë i lirë. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e PSG-së me anë të një postimi në rrjetet sociale duke shuar dhe zërat e merkatos për portierin e Italisë.

Related posts

INTERI DHE MILANI DREJT “SAN SIRO-S”/ Klubet do të investojnë 200 milionë euro

F.autor

E PARITUR/ Guardiola i mbyll derën “yllit” të Parisit, spanjolli mendon se ka në skuadër lojtarë më…

Isa.Autor

“MENDON VETËM PËR FUTBOLLIN”/ Reja për Kumbullën: E konsideroj lojtar të nivelit të lartë

Delo.autor

Leave a Comment