Futboll Sport

MBI FINALEN E “EURO 2020″/ Smalling: E tmerrshme ta shikoje faullin e Chiellini ndaj Saka, po të isha unë…

Chris Smalling flet mbi “Euro 2020” dhe ardhjen e Josè Mourinho në stolin e Romës, ku ai luan. Në një intervistë për gazetën angleze “The Telegraph”, mbrojtësi foli për marrëdhëniet e tij me “Special One”, me të cilin u takua që kur luajti me Manchester United nga viti 2016 deri më 2018: “Kur ishim së bashku, herën e kaluar, fituam disa trofe, kështu që shpresoj të jem në gjendje të fitoj përsëri sezonin e ri me të”.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq”, gjithashtu tha fjalën e tij mbi faullin e Chiellini ndaj Saka në minutat e fundit të finales së Europianit, midis Italisë dhe Anglisë: “Ishte e tmerrshme ta shikoja si tifoz i Anglisë, por nëse rolet do të ndryshoheshin, nëse do të isha gjendur në vendin e tij, do të kisha bërë të njëjtën gjë. Falë këtyre veprimeve dinake ata arritën ta menaxhojnë si duhet atë finale, duke ndihmuar shumë shokët e tyre më të rinj në kombëtare”.

Related posts

KËRKON ME NGULM PËRBALLJE/ Tyson Fury shkurton në 2 vetë listën e kandidatëve për duelin e 5 dhjetorit

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME/ Xavi u prish punë Interit, Barcelona futet në garë për objektivin e madh të “zikaltërve”…

Delo.autor

Neymar në Madrid? Thiago Silva jep shpresa për transferimin

Q.Autor

Leave a Comment