Futboll Seria A Sport

NGA CAPELLO TEK BARESI/ “Juria” italiane del kundër Van Basten për mbrojtësin De Ligt

Fabio Capello nuk ishte futbollist mbrojtës (luajti mesfushor), por ka drëejtuar si trajner disa nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit: “De Ligt nuk mund të hidhet poshtë, ai ka një potencial të madh dhe është ende shumë i ri. Secili trajner i transmeton diçka, disa më shumë e disa më pak. Allegri do të jetë një trajner shumë i rëndësishëm për holandezin”.

Franco Baresi ishte një nga mbrojtësit më të mirë në historinë e futbollit. Ai kaloi nga duart e Sacchi dhe Capello. Ja vlerësimi që ka për holandezin bardhezi: “De Ligt është shumë i ri, ka potencial të madh… Ai tashmë ka luajtur në kompeticione të rëndësishme, ka gjithçka. Forca, personaliteti, shpejtësia, fiziku. Ndoshta duhet të mendojë pak më shumë dhe të mos veprojë instiktivisht në fushë. Sidoqoftë, kur ishim shumë të rinj, të gjithë kemi paguar për këtë. Duke e njohur Van Basten, them se vetëm do ta stimulojë atë”.

Daniele Adani, me karrierë si mbrojtës qendror te Brescia dhe Inter, tani komentator shumë i vlerësuar, shtoi: “De Ligt për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm. Dhe është i plotë për sa iu përket veçorive: di të shënojë, të mbulojë, të godasë. Sipas mendimit tim, në Itali mësoi marrëdhëniet midis hapësirës, ​​kundërshtarit dhe topit. Në këto dy vite është përmirësuar shumë, pavarësisht disa dëmtimeve dhe dy udhëzuesve të ndryshëm teknikë. Është një top-mbrojtës botëror. Kur De Ligt mbërriti në Itali, unë e quajta Barzagli i ri. Për shkak se Andrea ishte i mirë në zonë, i shpejtë, i aftë në duelet një kundër një dhe me kokë, efektiv në ndërtimin e parë të aksionit. De Ligt nuk do të jetë kurrë një Chiellini ose një Bonucci, por mund të bëhet si Barzagli”.

Kampion bote më 1982, kur ishte edhe më i ri se De Ligt, Beppe Bergomi ishte një nga mbrojtësit simbolikë të epokës së tij: “Nga karakteristikat e tij, De Ligt kurrë nuk do të jetë Bonucci. Në mbrojtjen me tre mund të luajë në të djathtë, jo në qendër si tek Hollanda. De Ligt është i aftë në dyluftime, i shpejtë, ka forcë fizike. Do të shohim se çfarë hapi do të bëjë këtë sezon me Allegri, i cili punon shumë në stërvitje me situatat “një kundër një”, “dy kundër dy” dhe më të shumtë në numër. Nuk duhet harruar datëlindja e tij, 1999, por tashmë është një nga më të mirët në botë”.

Related posts

TIFOZËT NË FESTË/ Gattuso për blerjen e MILANIT: Pas 12-13 ditësh do të jetë këtu

Isa.Autor

OPEROI MBROJTËSIN SPINAZZOLA/ Kirurgu: Nëse gjithçka shkon mirë, mund të kthehet në stërvitje brenda…

Delo.autor

NJË VIT NGA VDEKJA E YLLIT TË FIORENTINËS/ Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet, ja fajtorët

Delo.autor

Leave a Comment