Futboll Sport

“MENTALITETI PO NDRYSHON”/ Zubizarreta: Italia interesante, por Spanja na përfaqëson më së miri

Andoni Zubizarreta është një legjendë e futbollit spanjoll dhe një ikon në rang portierësh. Ai ka analizuar sfidën Itali-Spanjë në një intervistë për “Corriere dello sport”.

Si ju duket kombëtarja pa lojtarë të Realit?

Diçka e rastësishme sepse nëse Ramos, Karvahal apo Naço do të ishin në formë, trajneri Enrike do t’i kishte grumbulluar. Kjo Spanjë i përket të gjithë kombit. Në Itali Mançinin e duan shumë.

Çfarë ndodh te ju me trajnerin?

Ka ndërtuar një ekip konkurrues pa emra të mëdhenj dhe njerëzit ndihen të përfaqësuar nga ky ekip i ri, pa yje. Në fund të fundit, përveç ndoshta disa rasteve në Angli te gjysmëfinalistet e tjera nuk ka yje. Në 14 përballje me Italinë, Spanja ka humbur vetëm dy.

Në 14 përballje me Italinë, Spanja ka humbur vetëm dy. A është ky një dominim?

Në futboll, gjithçka ndryshon shpejt dhe tani të dy ekipet jetojnë në një situatë mjaft të ngjashme. Është e vërtetë që Italia nuk mori pjesë në Kupën e Botës, por për Spanjën nuk shkoi shumë më mirë, me ndryshimin e trajnerit dhe daljen në raundin e 1/8-ave kundër Rusisë.

Ju ka habitur ndryshimi i stilit në Italinë e Mançinit?

Jo shumë sepse në futbollin italiane mesatarja e golave ishte shumë i lartë. Kjo do të thotë që mentaliteti po ndryshon në përgjithësi. Ka shumë arsye stereotipash, por futbolli është gjithnjë e më global. Dhe kjo Itali luan me top, sulmon, shënon, ka një linjë mbrojtëse shumë të organizuar, siç është në kulturën e saj, por gjithmonë luan përpara, duke goditur në hapësira. Vërtet interesante për t’u parë.

Related posts

SOT NË “FADIL VOKRRI”/ Kosova “test” miqësor me Gjibraltarin, stadiumi pritet i tejmbushur

Delo.autor

FLET PRESIDENTI MADRILEN/ Cristiano Ronaldo do kthehet një ditë tek ne

Isa.Autor

Gjykata i lë në burg, autori që sulmoi trajnerin Gjoka: Më ofendoi, nuk kisha thikë

Q.Autor

Leave a Comment