Futboll Sport

“THUAJSE 85% KEMI ARRITUR AKORDIN”/ Presidenti zbulon të ardhmen e Balotellit: Do të vijë te ne sepse…

Mario Baloteli me shumë mundësi do të vijojë karrierën e tij në Turqi, ku e pret klubi i Adana Demirspor, që sezonin që sapo lamë pas siguroi ngjitjen në elitë. Konfirmimi vjen direkt nga presidenti i klubit, Murat Sançak, i cili në një prononcim për A Spor u shpreh:

“Tratativat me Balotelin janë në fazën 85%. Ai na kontaktoi përmes kapitenit tonë, Inler, dhe tha që dëshironte të vinte këtu. Mario do të mbërrijë në Turqi javën tjetër”, u shpreh presidenti i Adana Demirspor, i cili gjithashtu zbuloi edhe arsyen pse sulmuesi do të transferohet në kampionatin turk.

“Baloteli dëshiron të vijë këtu për të shkuar në Kupën e Botës me Italinë. Sponsori do të paguajë gjysmën e pagës së tij. Thonë se Baloteli është i çmendur, por askush nuk duhet të shqetësohet: ne jemi nga Adana dhe do të dimë si ta menaxhojmë”, u shpreh presidenti.

Related posts

SHERRE dhe AKSIDENTE me makinë, ja lista e SKANDALEVE të ARTURO VIDAL (FOTO)

Isa.Autor

“E KAM FORMACIONIN GATI, JU TREGOJ SEKRETIN E SULMUESIT/ Ilir Daja: Për fanellën e Partizanit duhet…

Delo.autor

“MBRO VETEN DHE SHOKËT”/ Shoqata e Futbollistëve në Itali bën apel për vaksinim

Delo.autor

Leave a Comment