Futboll Sport

PAS NJË SEZONI TË JASHTËZAKONSHËM/ Ish-sulmuesi i Kukësit gati për eksperiencën e re në Europë

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Superligën e Kosovës me Ballkanin, Mirlind Daku, ish-sulmuesi i Kukësit, është gati për një eksperiencë të re në Europë.

23-vjeçari nga Gjilani ka filluar përgatitjet për sezonin e ri me Osijekun, pjesë e së cilës është edhe Eros Grezda.

Por mundësia për të lëvizur drejt një shteti tjetër mbetet ende e hapur për Dakun. Mediat kosovare kanë zbuluar se fundmi se Antaliaspori është i interesuar për shërbimet e sulmuesit.

Mësohet se klubi i elitës turke ka dërguar letër zyrtare duke shprehur interesim për Dakun. Gjasat janë të mëdha që Daku të largohet përfundimisht nga Osijeku, për të nisur një aventurë të re në kampionatin turk.

Related posts

CR7 REALIZOI NJË “PËRLË” NDAJ TORINOS/ Sarri: Ja çfarë më tha Ronaldo pas derbit

Delo.autor

Tri skuadran nga Premier League interesohen për Matias Vecino

Sadik.Autor

LAVDËRON PARAQITJEN E PORTIERIT TË EKIPIT/ Tuchel: Kepa i zoti për penalltitë, ishte një kualifikim spektakolar

Delo.autor

Leave a Comment