Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Akordi Manchester United-Real Madrid, përgatitet shkëmbimi i bujshëm… francez

Pogba me fanellën e “Los Blancos”, Varane me atë të “Djajve të Kuq”. Shkëmbimi i bujshëm midis Manchester United dhe Real Madridit ngrihet si opsion nga gazeta spanjolle “AS”. Sipas saj, kjo hipotezë mund të materializohet me të vërtetë. Klubi nga “Old Trafford”, pasi njoftoi nënshkrimin e Sancho nga Dortmund, ka identifikuar qendërmbrojtësin e fortë francez si objektivin e madh të radhës. Dyshimi më i madh lidhet me çmimin e Varane, i cili vlerësohet rreth 70 milionë euro nga Florentino Perez.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë ndërmend të shkojnë mbi 45 milionë euro dhe për këtë arsye mund të vendosin në “pjatë” kartonin e Pogba, të cilit i skadon kontrata më 2022, ashtu si shokut të kombëtares në anën tjetër. Negociatat nuk janë të thjeshta, sepse Ancelotti ka shumë të ngjarë të bëjë një përpjekje për ta mbajtur qendërmbrojtësin në Madrid. Nëse Varane nuk do të materializohej, Solskjaer do të ishte gati të hidhej në sulm për Pau Torres të Villarreal.

Related posts

“PRITA 54 VITE PËR “SAN SIRO” DHE TANI…”/ Klopp: Shorti duhej rihedhur dhe jam i lumtur që ndodhi

Delo.autor

Arrihet marrëveshja, Morata në Serie A

Sadik.Autor

MAGJIA “PLESHTI” NDAJ BETIS/ Ja 4 golat e ngjashëm nga lojtarë që kanë bërë histori (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment