Futboll Sport

“NJË SHPIRT LUFTARAK QË SOT MUNGON”/ Podolski kritikon lojtarët e Gjermanisë: Edhe sikur të binte një zjarr…

Djeg akoma, dhe shumë, eliminimi i Gjermanisë nga Europiani nga Anglia.

Humbja 2-0 e pësuar kundër Tre Luanëve ka sjellë shumë kritika për futbollistët gjermanë, edhe nga personazhe të rëndësishëm si Lukas Podolski.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë ka komentuar për AS ndeshjen e skuadrës së Low, duke mos i kursyer kritikat për ekipin.

“Më përpara kishte një dëshirë dhe ambicie ndryshe. Një shpirt luftarak që sot mungon”, ka thënë Podolski në lidhje me Gjermaninë dhe lojtarët e kombëtares.

“Dukeshin të gjithë aq të zymtë. Kur shikon fytyrat e lojtarëve, asgjë nuk lëviz, nuk reagojnë ndaj asgjëje. Nëse do të kishte një zjarr në fushë, ata do të ishin akoma aty në vend”.

Në lidhje me Low:

“Low? Nuk mund ta gjykosh një trajner pas një ndeshje të vetme. Ajo që ka arritur Low për futbollin gjerman, askush tjetër nuk do ta bëjë pas tij. Por ndoshta trajneri i ri i kombëtares, Hansi Flick, mund ta kthejë skuadrën lart”, ka përfunduar ish-futbollisti.

Related posts

E PAZAKONTË/ Polemika në Itali, futbollisti prezantohet me një pamje…vrasjeje (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

RAMOS SI “CR7″/ Shikoni çfarë bën në stërvitje duke treguar cilësitë e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment