Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS RIKTHIMIT TEK TIRANA/ Stërvitja e parë e Ngo në “Selman Stermasi”, anglezi “kokë më kokë” me… (FOTO)

Më në fund pas shumë bisedimeve dhe tratativave të dështuara, Majkëll Ngo u rikthye te Tirana duke përforcuar dhe më shumë sulmin bardheblu.

Pak ditë më parë, Ngo zbarkoi në Rinas dhe u nis drejt selisë së klubit duke nënshkruar kontratën e re dhe duke u takuar me presidentin Refik Halili. Ditën e sotme, Ngo është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës e cila ndodhet në Pogradec për fazën përgatitore.

Sulmuesi është takuar me shokët e skuadrës teksa duket shumë i qeshur ndërsa me trajnerin Shehi sulmuesi anglez u takua ”kokë më kokë”. Tirana vazhdon përgatitjet intensive nën drejtimin e Orges Shehi që sezonin tjetër pritet të lërë shenjë në Superiore.

Related posts

DISIPLINA ME “DORË TË HEKURT”/ Pezullime të shumta dhe humbje në tavolinë, ja vendimet…

Delo.autor

FESTË NË TORINO/ Ronaldo u bën drejtuesve të Juventusit kërkesën e parë

Isa.Autor

Kupa e Botës, vetëm në 1990-ën është bërë më keq se në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment