Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ Interi dhe Roma po punojnë për shkëmbimin e bujshëm me lojtarët…

Njëri luan kryesisht në krahun e djathtë, tjetri në atë të kundërt, por të përbashkët kanë faktin se janë protagonistët e një negocimi, që mund të çojë në një nga shkëmbimet më të bujshme të merkatos verore në futboll.

Alessandro Florenzi dhe Ivan Perisic së shpejti mund të shkëmbejnë fanellat, me të parin të freskët nga titulli i kampionit Europian, fituar me ekipin kombëtar axurr, i cili do të transferohej tek Interi, dhe i dyti që do të kalonte te Roma.

Kontaktet mes palëve tashmë kanë filluar dhe gjithçka filloi me dëshirën e Florenzi për të mos u kthyer te verdhekuqtë, pas përvojave që kishte pasur në huazim, fillimisht te Valencia dhe më pas te PSG.

Interi e kishte kërkuar mbrojtësin e djathtë italian edhe një vit më parë, por tani negocimi duket më shumë se kurrë aktual, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se klubi milanez e ka shitur Hakimin dhe për këtë arsye duhet të gjejë një përforcim të rëndësishëm për atë pozicion.

Roma, nga ana e saj, kërkoi Perisic si një homolog, që ta mbyllë transferimin mbi bazën e një shkëmbimi kokë për kokë. Ditët e ardhshme do të tregojnë nëse negociatat do të çojnë në “tym të bardhë”, me të dyja klubet që po punojnë për ta finalizuar këtë operacion.

Related posts

PËRCAHET SKËNDERBEU/ Kampionët nuk dalin në stërvitje

Isa.Autor

LAZIO-INTER/ Mrojtësi Hysaj shkakton një penallti, Perisic ndëshkon vendasit nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

PARTNER IDEAL ME VAN DIJK/ Klopp i telefonon yllit të Napolit: Çfarë planesh ke?

Delo.autor

Leave a Comment